Saturday, December 20, 2014

Kopertina e re e Albaniac - X me te miret e XIV


Ja ku eshte..kopertina e re e Albaniac, per numrin special te fundvitit i cili i dedikohet 10 artisteve, ngjarjeve dhe videokengeve me te mira te 2014. Shume shpejt!
Ne foto: Era Istrefi

Tuesday, December 16, 2014

Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra - Sa larg - Shikoje ketu


Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra kane sjelle kete fundvit videokengen "Sa larg" dhe neve na pelqen! Mr.Cool duket se nuk na ka zhgenjyer as kete here, me nje kenge te vecante dhe perfekte per mbremjet festive te dhjetorit e nje video fantastike! Sa thjeshte e sa cool! Ideja...ideja ka rendesi, nese ideja eshte e bukur nuk ka nevoje per lajle-lule te kota. Nje prej videove me te lezecme te vitit. /Se dimri i ftohte qe larg meje po te con/ Do behet pranvere gjithmone/ Ajajajajaja! Let's do the Charleston! 

Aurela Gace fiton, Kenga Magjike humbet


Urime Aurela Gaces! Dueti i saj me Young Zerka, "Pa kontroll" eshte shpallur fitues i edicionit te 16 te festivalit "Kenga Magjike". Por Aurela me kete cmim, ka thyer per here te pare dhe nje rekord ne historine e festivalit si e vetmja kengetare e cila eshte shpallur dy here fituese e cmimit te madh. Ajo ka fituar kete cmim dhe ne 2007 me kengen "Hape veten ti". Aurela pasohej ne renditjen e listes me votat e kolegeve konkurues nga Vedat Ademi dhe Rosela Gjylbegu. 



A ka humbur shkelqimin Kenga Magjike?
Ndese vjet e vite me pare, ne naten finale FB e rrjetet e tjera sociale mbusheshin me postime e komente rreth konkuruesve e kengeve te prezantuara, kete vit sinqerisht mu desh te kerkoja (e shpesh here pa fat) qe te merrja vesh se cfare mendohej ne pergjithesi rreth festivalit. Kjo nuk eshte shenje e mire, pavarsisht se ne Shqipe, nuk ka tjeter festival qe ti bej konkurence "K.M", por pas 16 vitesh organizim, ndoshta kjo eshte nje shenje qe festivali ka nevoje per nje rindertim? Kjo me beri te kerkoja dhe me teper per te vertetuar nese kisha te drejte apo jo dhe fatkeqsisht duket se...yep K.M ka nevoje per nje nderhyrje urgjente, perndryshe do te shnderrohet ne nje tjeter Festival Dhjetori apo dhe me keq, Top Fest! Largqofte! 

Shenjat:

Faqja online:

Teksa skena dhe prezantimi lidhej me te ardhmen, teknologjine, kozmosin a ku di une, gjeja me elimentare, A_ja e "te ardhmes", prezantimi online pra faqja online e K.M, pervecse disa prezantimeve te shkurtra, nuk jep shenje jete. Kush e fitoi cmimin? Nuk mund ta marresh vesh, sepse ne faqen e tyre akoma egziston nje titull pa post per javen e 11. Video nga netet finale? Harroje! Informacion rreth artisteve? Serisht jo. Thjesht videoja dhe teksti i kenges nga jave me pare. Sigurisht festivali ka dhe nje faqe ne FB e cila (ja ta kontrolloj serisht)...ncuq. As aty s'ka info se kush fitoi, cfare fitoi etj. 

Prezantimi:

Amerikanet thone "Dy jane shoqeri, tre eshte turme", po 6 prezantues cfare jane? Ju me thoni. Arditi nga viti ne vit "vuan" per te gjetur dike qe ti pershtatet nivelit te tij prezantues e nuk e di perse ende nuk e ka gjetur. Te jete kaq veshtire? Prezantimi eshte kyc ne nje program qe zgjat me shume se dy ore. Kendon, kompozon  ZZZzzzz te ze gjumi. Aq me teper kur kenget jane sterrdegjuar dhe performancat nuk ndryshojne nga nata ne nate. Prezantimi duhet te jete elementi me i forte i mbremjes, i cili e mban publikun perpara ekranit, por kesaj here duke filluar qe nga ato kostumet e tmerrshme te prezantuesve nuk te behej as te hidhje syte jo me te perqendroheshe se cfare thoshin. Kush tha qe veshjet futuristike nuk mund te jene seksi? Jallaaaa, po qe keshtu as nuk du me jetu ne te ardhmen, jam mire ne kete periudhe kohore. Perqejf! 


Interpretimet:

Festival moderrn me balerine klasike ncuq! Me i gjujt me domate. As nuk i shtojne vlera profesionale, as nuk i shtojne seriozitet. Te tjeret te papergatitur. Gentes mezi ju hoq ajo gjeja qe kishte veshur (dhe pse dukej hot!) te tjeret, sidomos ne balada i ha skena. Nuk jane te gjithe Aurela Gace. Vetem ajo E HA skenen! Po ajo eshte vlonjate kuptohet. Nuk po them eshte faji i Festivalit, sepse artistet duhet te jene ata qe te investojne me shume ne performance, por dhe festivali duhet te kete nje fare kerkese. 

Skenografia:

Skenografia ishte super, sic pritej. Viteve te fundit gjithmone ka qene ne nivel te larte dhe eshte elementi qe gjithmon nuk zhgenjen. Problemi? I vihet aq rendesi dhe aq perkushtim skenografise, nderkohe qe pjesa tjeter duket sikur pffff nuk perfillet. Raporti midis perkujdesjes skenografi dhe cdo gje tjeter eshte 90-10. 

Shiko si ka ndryshuar Kenga Magjike ne vite - Fituesit ne vite


Te ftuarit:

Pipo dhe Ana serisht? Sikur dhe falas te vinin amoooon. I dua te dy. Nuk kane te vlersuar, por...me kuptoni cfare dua te them? Brezi i ri nuk i njeh, brezi i vjeter eshte lodh me ta. Ciaooooo! 


Cmimet

22 cmime? Seriozisht! As MTV Awards nuk ka kaq. Ja ti japim nje cmim dhe kesaj cupkes se i mbetet hatri. Hahahaha! Jo re jo NUK KA cmim! Artistet dhe egoja e tyre skandaloze. E kishe kengen e mire, por kjo ishte me e mire. BYE! Ndaj s'ka emocioe se te gjithe e dine qe do e marrin ndonje shkop. Eme ja te pakten mora kete per stilin. Faleminderit parukierit! WTF! E nese ka Best Balade, perse nuk ka Best Rock? Bes Pop? etj etj. Mendoj se duhet te jene vetem pese cmime. Cmimi i madh - qe vlerson KENGEN me te mire, sepse eshte festivali i KENGES Magjike. Cmimi i publikut (sepse i madhi votohet nga artistet), cmimi per artistin e ri me te mire dhe cmimi i performances artistike. Te gjithe cmimet e tjera kundershtojne njera tjetren. Kjo kenga fitoi, por kenga hit eshte kjo tjetra? Ky kishte performancen me te mire, por stilin, tendencen dhe interpretimin e kishin keta te tjeret? HUH? Pese grupe moren pjese gjithsej, cmim per grup. Tre kantautor, cmim per kantautor pffff. Shume cmime i ulin vleren vlersimit. Bejne kengetaret dhe pa 10 cmime per veshjen a ku di une. 

Votimi:

Eshte per te qeshur sesi para festivalit, artistet tregojne se marrin pjese per qejf, se eshte mrekulli, i ben te lumtur blla blla blla. Mbas festivali...AAAAAAAAAAAAAA te gjithe shtriga. Amon mer Bethovenet e Shqiperise, amon se nuk u be nami. Cfare ndodhi me "Rendesi ka qe e vlersoi publiku"? Si nuk dolen nje here thjesht te gezojne prane njeri-tjetrit, por hedhin kunja e ankesa. Fitoi Aurela! Qe nga ai moment cdo gje tjeter nuk ka me kuptim. Nuk ndryshon, Fund! Kini pak respekt per veten. Keto jane rregullat. Ky eshte votimi. Artiste te rrymave te ndryshme votojne per kenge te rrymave te ndryshme. Lemsh, por ky eshte rregulli, sepse sidoqe te jete asnjehere nuk gjejn karar. Si perfundim, mesohuni te respektoni vlersimin. I drejte i padrejte, tregoje ne skene, ne karriere jo me ankesa. Gjeja e pare qe ju mesohet artisteve ne fillimet  e tyre eshte te mesojne sesi te pranojne humbjen. Jo keta tanet! Pfff! 



Rregullat:

Sipas rregullave, krijimtarite duhet te paraqiten te perfunduara ne shtator, por nje harabel na tregoi se jane bere dhe perjashtime. Jo e drejte! 

Artistet e rinj:

Shumica e artisteve te rinj qe konkurojne ne javet prezantuese, nuk mberrijne ne finale dhe as nuk perfillen nga trupi seleksionues. Me pak te drejte, shume prej ketyre krijimtarive jane amatore e nuk duhet as te jene pjese e konkurimit, por ka shume te tjera qe duhej te ishin vlersuar dhe nuk u vlersuan. Mund te mos jete problem tani, por jepi nje vit a dy dhe askush nuk ka per tu afruar me.

Nenzhvleftesimi:

Kur une thashe se duke marre parasysh gjithcka, cdo element, cod reagim publik e profesional, Ciljeta duhej te kishte fituar, nje enjohura ime tha "Po nuk e merr Ciljeta, se dihet qe Ciljeten nuk e shohin si kengetare te arritur." Atehere perse eshte ne konkurim? Jo! Jam i mendimit, qe cdo kengetar ka vlerat e veta. Nese Si Aurela dhe Ciljeta konkurojne ne nje skene atehere duhen vlersuar njesoj. Nje vokal me i mire se tjetri nuk vendos suksesin e kenges. Ju rikujtoj qe ky eshte festival i KENGES. Gjithcka qe Ciljeta solli ne festival ishte komplet ndryshe nga cfare ka sjell ne vitet e tjera dhe ky element eshte shume i rendesishem ne cdo festival. Prurja e elementit surprize, me cilesi i cili vecohet nga pjesa tjeter gjithmone vlersohet. Kenga ishte perfekte dhe mendoj se arsyeja e vetme perse Ciljeta nuk fitoi eshte se shume prej artisteve "profesional" kishin frike se do te paragjykoheshin po ta vlersonin me pike maksimale. Ajo ka piket e mia vec! Ne te njejten kohe, nga viti ne vit artiste si Vedat Ademi dhe Erik Lloshi, dhe pse me kenge super jane lene nen hije, ndersa kane kaluar ne finale kenge dhe artiste per emer te fames dhe kompozitorit. Ju kujton gje RTSH_ne? Ku eshte RTSH_ja tani? Tamam! 


Krijimtaria:

Ketu nuk kam ankesa. Besoj se ky ishte nje prej edicioneve me te forte e Kenges Magjike. Krijimtari super! Je me fat nese mundesh te shikosh nje festival e te te pelqejne dy tre kenge. Mua me pelqyen te pakten 12.Cka do te thote vetem nje gje: SUKSES! 

Elhaida Dani nuk merr pjese ne Sanremo


186 artiste dorezuan materialet e tyre dhe vetem 20 jane kualifikuar per netet finale te "Sanremo", por Elhaida Dani nuk do te jete njera prej tyre. Kengetarja kishte treguar me pare se do te merrte pjese ne edicionin e ri te festivalit, por mesaduket kjo nuk do te ndodhe. Nejse, te pakten do jete ne Sanremon shqiptare...Festivalin e Kenges ne RTSH. 

Ps. Po shikoja listen e konkuruesve. Nek? Gianluca Grignani? Alex Britti? Raf? Lara Fabian? Jallaaaaaa qenkan ngritur te gjithe te '90s nga varri e paskan shku ketu. Mu duk vetja 1000 vjec lol. Keta qenkan me keq se ne lol 

Rita Ora kendon per Obamat


Rita Ora ka marre pjese ne koncertin per Krishtlindje qe mbahet cdo vit ( per 33 vjete rradhaz) nga Shtepia e Bardhe ne Uashington me titullin "Christmas in Washington". Koncerti i drejtuar nga Dwayne Johnson (The Rock), u mbajt ne Ndertesen e Muzeut Kombetar dhe sherben per te mbledhur ndihma per Sistemin Kombetar te Shendetit te Femijeve ne vend. "Christmas in Washington" transmetohet ne kanalin TNT (Amerike), kete te premte ne mbremje. 

Era Istrefi per "V Magazine" - Seti i plote fotografik!


Revista e njohur e modes "V Magazine" ka publikuar ne faqen e saj online nje shkrim per kengetaren shqiptare Era Istrefi, shoqeruar me nje set fotografik te realizuar nga Fadil Berisha. Ne kete shkrim kengetarja prezantohet perpara lexuesit amerikan per suksesin e saj ne vendlindje dhe deshiren e planet per te hyre ne skenen muzikore boterore ne vitet e ardheshme. Me poshte ne po publikojme fotot e prezantuara ne kete reviste nderkohe qe shkrimin e plote mund ta lexoni KETU





Majlinda Kelmendi xhudistja me e mire ne bote! The NYTimes i dedikon artikull.


Mbajtesja e titullit boteror nga International Judo Federation, ne kategorine e peshes 52 kg, tani Majlinda Kelmendi eshte shpallur po nga e njejta federate si, "Xhudistja me e mire ne bote", ne te gjiitha kategorite. Kjo ne shqip do te thote, se Majlinda mund ti thyej brinjet, te pakten 90% te femrave ne planet! Lum vjerra qe do e marri! Hahahahhahaha! Ok, ok shaka! Ne jemi JASHTEZAKONISHT te lumtur dhe krenare, per kete arritje te sajen, arritje e cila eshte dhe nje prej arsyeve qe rezultoi me pranimin e Kosoves ne Lojrat Olimpike. Askush nuk duhet ta mohoj kete dhe atletet shqiptar ne Kosove duhet ti falen dhe vlersojne me respekt Majlinden ne maksimum!!! Ajo eshte tashme pjese e historise se sportit shqiptar dhe nje prej figurave me te ndritura te tij. Te dyja jane lajme FANTASTIKE! Kam adhurim dhe respek te madh per kete sportiste. Jo vetem per arritjet, por dhe per faktin qe vec me talent dhe perkushtim arriti ne maje te botes! Respekt! 

Per te lexuar shkrimin e plote ne The New York Times KLIKO KETU