Header Ads

Top Fest 9 - Midis shumë auto-tune veçohen të preferuarit e parë



Rrep me auto-tune,pop me auto-tune,dance me auto-tune e të gjitha brenda një serie! Isha duke ndjekur para pak orësh prezantimin e fundit të TopFest 9 për këtë javë dhe nuk po i shpëtoja dot faktit se shumë këngë janë kompozuar me auto-tune.A ka ndonjë ulje sezonale? Nejse, dihet që këto janë sa për të mbushur programin dhe nuk do ja arrijnë finales, por sërisht pak si bezdi. Pas tetë vjetësh TopFest është po ai i pari, e nuk e them këtë me të mirë. Skenografi e errët e ndërthurur me ngjyra të ndezura,prezantues që të lënë për të dëshiruar,këngëtarë të rinj që të vjen keq përse kanë harxhuar lekët (pale kur thonë do publikojnë dhe album! Shko vrit veten!) etj,etj. Të gjitha këto të bëjnë që të shikosh vetëm këngët në YouTube e finalen 17 muaj më vonë. Megjithatë, kryesorja është që TopFest gjithmon arrin të nxjerr në dritë këngëtarë të talentuar dhe hite të pakta,por të sakta. Java që shkoi ishte interesante dhe na la përshtypjen se muzika rrok/alternative ishte ajo që u prezantua më së miri në përgjithësi,por zor se të sjelli ndonjë hit. Problemi me grupet rrok në TopFest është se; pavarsisht vokalit dhe interpretimit të mirë,çdo vit ata i bien po të njëjta akordeve dhe nuk sjellin asgjë të re.Lynx,Na,Noise Seed janë grupe shumë të mira,por ju mungon origjinaliteti dhe kënga hit. Kabala Mafia me "Some Love" ishin interesantë,por duken qartë që kanë dëgjuar shumë Pitbull, ndërsa Erik Lloshi këtë herë me bandën në skenë,por jo në emër, sjell një tjetër baladë e cila është pritur mirë. Triumfuesit e javës? Ish pjesmarrësit e programit "The Voice", Gerard Merdani dhe Denis Kraja me këngën "Si ti nuk gjej" e cila meriton dhe besojmë se e ka siguruar prezencën në finale.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.