Header Ads

Videofesti muzikor - Te preferuarit tane ne tapetin e kuq



Videofesti Muzikor kete vit ishte me i ndryshem se vitet e tjera. Se pari, askush nuk u merzit se perse dhe kush fitoi çmimet, ndaj urime Dafina Zeqiri dhe Alban Skenderaj! Se dyti, skenografia dukej me e realizuar dhe dukej qarte qe VideoFesti ishte perpjekur te sillte spektakel plus qe si asnje eveniment tjeter kete vit kishte mbledhur emrat me te njohur te muzikes sone se bashku dhe te them te drejten kjo na pelqen. Se treti...te gjithe kane filluar te vishen me mire! Ne na pelqyen sesi ishin veshur shumica e artisteve ndaj dhe vendosem te ju sjellim foto nga tapeti i kuq mundesuar nga stafi i VFM. Them artistet tane se kishte ne tapet dhe nje meri shoqeruesesh qe ishin veshur si Kim Kardashian per dasem. Larmi stilesh dhe veshjesh, ngjyrash dhe kombinimesh, por me ne fund te gjitha me stil. Teksa ne do veçonim Miriamin,Agnesa Vuthaj,Amin,Liberten,Yllken na zuri frika se xhevahiret e Gentes do dilnin ne shitje apo u munduam te kuptonim se çfare kishte veshur Dafina Zeqiri e sa leoparde kishte vrare Getoari per te bere ate bluze. Po ne fund te gjithe duken cool e po ti mbledhesh te gjithe ne nje dhome do krijonin atmosferen perfekte per te festuar. Si perfundim te preferuarit tane jane Yllka me shoqeruesin e saj.






















No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.