Header Ads

Te shkruash apo te mos shkruash...nuk eshte me ceshtja


Albaniac eshte nje nder faqet me te vjetra shqiptare online, nje nder te paktat faqe qe nuk ka nderprere se funksionuari dhe e vetmja faqe ne shqip rreth muzikes shqiptare e cila qe prej fillimit ka sjell material origjinal, intervista e lajme nga te gjitha trojet shqiptare. Kjo faqe ne tere keto vite ka ndihmuar ne zhvillimin e karrieres artistike te shume artisteve. Qellimi yne kryesor ishte te informonim ne menyre te barabarte rreth te gjithe artisteve shqiptare ne te gjitha trevat, me qellim krijimin virtual e me pas real te nje tregu te perbashket muzikor artistik ne vend. Nese keni vene re, keto muajt e fundit duket sikur jemi bere pertace. Lajmet jane disi me te shkurtra, e ndonjehere thjesht postojme foto e video. Por, pertacia nuk eshte arsyeja pse kjo ka ndodhur. Arsyeja eshte me e madhe dhe pak me shume...shqetesuese. Na ka humbur deshira per te shkruar ose me sakte per te shkruar rreth muzikes shqiptare. Pavarsisht disa kengeve te bukura e disa artisteve te mire, gjithcka eshte bere kaq monotone. Te njejtat fytyra, te njejtat ritme, te njejtat evente, te njejtat programe, te njejtat stile e nga te katerta anet kopje e fodullek pa kufi. Shpesh here disa miq me kane thene se kam filluar te tregohem i bute ne kritika e ne shkrime. Ne te vertete kjo ka ndodhur, sepse shpesh here nuk kam pasur as interesin me te vogel te shkruaj per keto personazhe. Nese do shkruaja, nese vertete do jepja mendimin tim 100% bazuar ne pretendimet elitare, boterore, profesionale, artistike qe keta kengetare - artiste kane per prodhimet qe publikojne, do isha kaq negativ dhe i rrepte saqe do kujtonin se kisha dicka personale. Ne fakt e pare prej ketu ku jetoj, shumica e ketyre turmave te zogjve qe cicerojne duken kaq qesharak me stilin e tyre "te rruges" apo stilin si kur po shkojne "krushk tek nusja" saqe te vjen turp kur mendon qe te duhet dhe ti permendesh diku ne shkrim. I degjon ne intervista dhe ngelesh me goje hapur. Jo nga habia po nga e qeshura dhe debilliqet qe thone me dy tre fjale te cilat mezi i lidhin. E vendosin veten ne fantazira marramendese qe te bejne te kujtosh se ndoshta diku gjate rruges i ka humbur kacavida per te shtrenguar vidat e trurit, se nuk e shpjegon dot ndryshe. Dhe ata pak qe te vjen ti ndjekesh, ti degjosh, per te cilet shfaq nje fare interesi, kane filluar te sillen si Greta Garbo ne vaktit.  Nuk ka nje kengetar te ri, i cili apo e cila ta degjosh te ndermarre nje turne ne mbare Shqiperine. Jo turne partish, jo turne AMC, jo turn e televizionesh. Turne te vete artistit. Me instrumente ne krahe e perballe publikut. Te thone nuk realizohet, te thone se kushton, por fustanet e shtrenjta e udhetimet, makinat luksoze i kane pale. Ndodh, sepse jane per arsyet e gabuara ne muzike. Ndodh se jane te merzitshem. Ndodh se s'dine, s'kane, s'bejne ...jane hic. 
14 vjete nuk ka nje personazh origjinal, interesant. Te gjithe kopjojne para mbrapa nen justifikimin e "influences" sikur jane duke fol per gripin. Ndoshta neser me nderrohet mendja dhe postoj serisht, sepse shkruaj per muziken pasi e kam pasion jo se dua te provoj veten apo ti mbush mendjen ndokujt. Ndoshta filloj e shkruaj per te huajt derisa te dale ndonje qe te na ngjalle interesin. Ndoshta dhe nuk shkruaj hic e vazhdojme vetem me publikimin e revistes Albaniac online. Megjithate desha te tregoja perse lajmet kane qene kaq te vakta. Boze vella boze! Na mbyti boza! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.