Header Ads

Bleona thyen internetin



Tutje Kim Kardashian, Bleona ka rradhen te thyej internetin. Kengetarja shqiptare u prezantua ne tapetin e kuq ne American Music Awards me nje fustan rrjete qe le pak per te imagjinuar dhe kjo mjaftoi qe te ishte me e perfolura e mbremjes. Ju ndoshta nuk mbani mend se kush fitoi cmimin e kenges me te mire (Katy Perry per Dark Horse) por te gjithe e dini se cfare veshi Bleona ne tapet. Me e bukura? Bleona as nuk ka hedhur ndonje video ne tregun muzikor amerikan, as nuk kishte per te prezantuar ndonje cmim dhe as kishte per te interpretuar, por mjaftoi nje veshje dhe....vavavuuuum imazhi i saj u perhap ne te katerta anet e botes. Ne fund te dites, Bleona arriti ate qe deshironte; Vemendjen e publikut amerikan dhe atij boteror, qe do ta ndihmonte per nje promovim te programit te saj "Euros of Hollywood" ne Bravo Tv. Ne Shqiperi, shtypi e vlersoi negativisht kete paraqitje te saj dhe komentet ishin nga me te cuditshmet, pavarsisht se te pakten 90% e tyre as nuk e kane pare ceremonine e cmimeve. Personalisht e kuptoj perse Bleona e beri kete levizje dhe ndaj nuk me beri pershtypje. Pastaj per ata qe e kane ndjekur, e dine shume mire qe ajo gjithmone kerkon te jete ne qender te vemendjes, ka performanca egzibicioniste dhe e tille eshte dhe si person. Nuk eshte se Bleona deri dje ishte Celine Dion dhe papritur u zhvesh pffff. Ajo me fustan te tejdukshem ka dale dhe ne vitet '90 ne Shqiperi, e breke nen fustan kemi pare ne cdo ceremoni e festival cmimesh kete vit ne Shqipe. Ndoshta jo kaq ne ekstrem, por a nuk doli Ciljeta me breke e sutjena poshte fustanit para dy javesh tek Kenga Magjike? A pak ka neper Tirane qe i veshin pantallonat shkurt-shkurt me vithet jashte? Po ato bluzet rrjete me sutjena poshte i harruat? Amon! Ishte nje levizje per show. Kaq! Oiii si e komentuan amerikanet, britaniket pfffffffff po njerzit ate pune kane. Zgjidhni personazhin qe ju pelqeu me shume dhe shkoni shikoni komentet nen fotot apo videot e tyre e do gjeni me qindra mijra mesazhe negative. Kur britaniket arrijne te shajne dhe Adele, line me Bleonen e te tjerat pastaj. Une inatin e kam me shqiptaret, te cilet vjellin kaq vrer, teksa kercejne kenget e Rijone, Bijoncis dhe Xhellos qe kane disa prej teksteve me te ndyra ne muzike sot. Dua te them...JLO kendoi Kam bythe te madhe bythe bythe te madhe!!! E ne shtypin shqiptar me shkruajne femer klas. HAHAHAHAHAHAHHAHA! Pale kur tha, nuk doja ta beja kengen po ju pelqente femijve te mi ndaj e bera. Shkoni vrisni veten! 

Per sqarim. AMA ka nje kategori per artistin dhe kengen e huaj me te mire, ndaj dhe Bleona ishte e ftuar. Ajo doli me ate fustan jo per tu vlersuar si stiliste, si imazh perfaqsues etj debilliqe te tilla, ajo doli per te terhequr vemendjen gje qe ja arriti. Buja ishte aq e madhe sa dhe revistat e modes si Harper Bazaar filluan te botojne shkrime rreth fustaneve te tejdukshme/rrjete. Nese mendoni se Bleona ishte e tepert ne tapet, hidhini nje sy fotos se meposhtme nga performanca e JLo (videon e kane hequr) dhe nga performanca e Charli XCX. Po aq konservative sa hiqen amerikanet, po aq dhe nuk mund te bejne dot pa shenja egzibicionizmi ne cdo spektakel (pervec atij Country..qe largqofte!) 


Vetem kete munda te gjej, se live kamera e fokusoi dhe ne ekran te plote lulen e JLO


Personalisht, mendoj se nuk ishte vendi per nje veshje te tille, por e perseris e kuptoj perse Bleona e beri. Ndonjehere duhet te shkosh ne ekstrem per te krijuar vendin tend ne nje skene kaq gjigande, ku hyrje-daljet jane aq te shumta saqe me mijra artiste kalojne pa u vene re. A funksionoi kjo levizje? Bleona pas AMA filloi intervistat televizive ne Amerike, perfshi ketu dhe TMZ...besoj se po. 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.