Header Ads

Dicka nuk shkon apo jane peshengritesit tane - stupid!?


Kur dicka negative te ndodh per here te pare mund ta quash aksident, per te dyten here fatkeqsi, por per here te trete? Ose peshengritesit tane s'jane mire nga trute ose dicka nuk shkon ketu! E une do preferoja te thoja qe dicka nuk shkon, sepse cdo sportist edi sesa te rrepta jane ligjet kundra dopingut, por dhe sesa te sakta jane testet. Perse do duhej nje atlet te rrezikonte karrieren e tij shumevjecare per nje idiotesi te tille? Nuk eshte se pas fitimit te nje cmimi shuma lekesh derdhen ne llogarite e tyre bankare, as nuk eshte se lavdia ne vendlindje ju jepet ashtu sic e meritojne, ndaj po mendoj se dicka ketu nuk shkon! Ne jemi krenar me Daniel Godelin dhe Romela Begaj per arritjet e tyre, e perpara se ti leme ti "shkelin" me kembe, mendoj se drejtuesit e ekipit duhet menjehere te kerkojne e gjejne se ku eshte gabimi ketu.  Me suksesin e arritur, ata meritojne te jene pjese e Lojrave Olimpike ne Brazil. Une e besoj shume te tjere, jemi te lodhur me keto idiotesira qe te huajt na krijojne sa here qe ne arrijme nje sukses nderkombetar. Mund te jemi vend i vogel, po mut s'jemi. Kemi njerez te talentuar dhe bota ben mire te mesohet e ta pranoj kete! 

ps. Tre peshngrites shqiptare kane rezultuar pozitiv ne testin e dopingut pas boterorit ne Kazakistan. Dy prej tyre Daniel Godeli  (Kampion europian) dhe Romela Begaj u shpallen kampion bote ne kategorite perkatese. Rezultatet e testit u bene publike nje muaj pas boterorit (pse nuk priten dhe nje vit pfff). Shqiperia ka vite qe korr sukses ne kete sport dhe rralle ka pasur probleme te tilla. Ne 2013, ekipi yne ne Kampionatin Europian, mori 6 medalje (1 are, nje argjendi dhe 4 bronzi). Duket se ky sukses i shqiptareve, ka mbetur hale ne sy diku, por te shpresojme qe ne rezultatin e testit final gjithcka te sqarohet dhe te dy te mbajne titullin qe ju takon. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.