Header Ads

#JeSuisCharlie ? Tallen keta?


Franca dhe Europa jane ngritur ne kembe, pas masakres ne zyrat e gazetes "Charlie Hebdo " per te mbrojtur fjalen e lire te shtypit. Midis krereve boterore, te gjithe e pame sesi dhe kryeministri yne parakaloi ne France per te percjelle nje mesazh paqeje dhe mbrojtur .... fjalen e lire te shtypit...zzzzzzzzzap? Te kujt? Atij francez? Me termend e kane politikanet shqiptare? Ndoshta menduam, ishte koha qe dikush-diku ti kerkonte nje falje dhe gazetareve shqiptare per kerrcenimet, pushimet nga puna, mospagesat e per ti garantuar nje fare sigurie. Ndoshta nje ... "Ne do denojme ne maksimum, gjithkend qe kerrcenon nje gazetar apo qender mediatike ne vend!" Sikur dhe deputeti me i paperfillshem i parlamentit (apo senat, cfare eshte tani) ta kishte thene dicka te tille, te pakten dhe do justifikoheshin, por qe te mos besh asnje deklarate per "femijet" e tu, dhe te parakalosh per "femijet" e komshijes se komshiut te komshiut se komshiut te komshiut tend? NCUQ! S'mund te jesh Charlie! Se ti thyen lapsa nuk te ben Charlie! Shtypi ne vendin tone demokratik, ne dekaden e tij te trete, vlersohet nga Freedom House si "pjeserisht i lire" me 49 pike nga 100 per te dytin here rradhazi dhe dy pike me poshte se ne 2012. Ndoshta kryeministri ka harruar, por nje prej lajmeve te vitit ishte ai me titull "Edi Rama dhe Adi Krasta, sherr me pjata dhe pirune ne restorant". Ndoshta nje pirun, nje thike dhe nje luge ne xhepin e kryeministrit do ishin karikatura me e goditur e rradhes.

Po fjalimin e tij per gazetaret ne Pallatine Brigadave e degjoi njeri? Ja nje pjese nga hyrja "Eshte privilegj i madh realisht, qe te kesh nje detyre si e imja qe te jep mundesine fatlume qe ne prag te Krishtlinjeve te kesh nje darke, si kjo, me njerez qe te kane quajtur rrezik diktatorial, biles frikacak, madje dhe pamoral. Te festosh me njerez qe jane munduar tere vitit ti tregojne popullit anen e erret, anen e fshehte, anen e dyshimte, perpjekjet e tua dhe te atyre qe te rrethojne dhe te gezosh me njerez te cilet punojne perdite qe te mos lene ti gezohesh nje suksesi."  

CFARE??? Si nuk e kapi asnje nga shtypi kete? 

Drejtpersedrejte kryeministri thote qe po "gezoj" me ju te cilet tere vitin po beni PUNEN tuaj dhe po raportoni ANET E ERRETA, ANET E FSHEHTA, ANET E DYSHIMTA te qeverisjes se tij dhe nuk po e lini REHAT, qe te gezoj PERPJEKJET E TIJ per ti fshehur keto ane? Kush e ka shkruajtur kete fjalim? Mire ka qene kur e shkruajti? A nuk eshte kjo puna e gazetarit? Te raportoje, jo vetem te mirat por dhe te keqijat e punes se qeverise? Ky eshte problemi i kryeministrit? A nuk duket si nje kerrcenim? Shqip fare do te thote "Po vij te darkoj me ju ketu qe me keni prishur pune tere vitin!"  Shume Charlie!

Nderkohe dhe politikane te tjere shprehen solidaritetin e tyre, midis te cileve dhe ish kryeministri Berisha, Sigurisht, se ne kohen e tij shtypi ka qene shuuuum i lire. Ja pyesni gazeten "Tema" kur e mbyllen dhe perse e mbyllen apo Top Channel, qe nga inati per ta desh prishen dhe piramiden etj etj.

Perpara se te veshin ne xhep lapsin e Charlit, le te heqin nga dora "fisheket"  e Kouachi. 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.