Header Ads

Marko Caka interpreton ne Batman v Superman: Dawn of Justice


Eshte filmi per te cilin te gjithe po flasin dhe pse duhet dhe me shume se nje vit qe te dali ne ekranet e kinemase dhe ne trupen e aktoreve te tij gjendet nje shqiptar. Marko Caka eshte nga qyteti i Shkodres, dhe pas nje periudhe te gjate ne Greqi ku perfundoi studimet per filozofi dhe gazetari, u zhvendos ne Nju Jork te Amerikes, duke ushtruar profesionin e tij si gazetar korrespodent per disa gazeta shqiptare dhe greke. Vitet e fundit, Marko ka arritur nje sukses te konsiderueshem si aktor me role figurante dhe episodike ne realizime te rendesishme kinematografike dhe televizive si; Nje triller te ri me teme nga lufta e ftohte me Tom Hanks,  "Show Me a Hero" me James Belushi, "Boardwalk Empire" me Steve Buscemi apo  "The Affair", "The Genesis Project", "The Mysteries of Laura", "Person of Interest", "The Following" e se fundmi ne "Batman v Superman:Dawn of Justice" ku do te interpretoj ne rolin e nje reporteri.  Te gjithe kete sukses Marko e ka arritur brenda nje viti, duke parashikuar keshtu nje te ardhme te suksesshme ne kinematografi, te cilen ja urojme edhe neve. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.