Header Ads

Ndodhi edhe kjo...


Per te "festuar" zbatimin e ligjit te ri te pensioneve Minister for Social Welfare & Youth  (Sepse vetem ne Shqiperi mund ti drejtohet shtetasve  ne gjuhe te huaj nje minister ), ka postuar ne llogarine e tij te Twitter kete foto shoqeruar me nje titull shqipanglish - Picture of the day! :-) Keep Calm & Paguaj Sigurimet Shoqerore! #ReformaPensioneve. 

Ta kish postuar ndonje i Estrades dhe do ish per te qeshur, por nje minister? 
Sepse, nuk ke si ta kuptosh kete postim. Ne nje ane feston rritjen e pensionit ne anen tjeter thote mos ndiq pensionin. Ndoshta e ka pas; tani qe ju rrit pensioni 3000 leke te vjetra me shume, nuk kane nevoj te "ndjekin" pensionin por te ndjekin pasionet, pensionistet. Kuptoni ju? Tani me Ferrari te gjithe, jo me urban. Nderkohe qe pensionistet kane lene rrapat per dekada me rradhe per te ndertuar Shqiperine, vetem qe te shikonin pas demokracise zhvlersimin monetar te pensionit te tyre, si dhe prishjen e pothuajse cdo sistemi funksional ekonomik e shoqeror nga cdo politikan i ardhur ne fuqi, Minister for Social Welfare & Youth, gjen kohe te bej humor. Nderkohe nje nate hoteli jashte vendit per takimet e tij diplomatike kushton sa pensioni mujor i nje pensionisti - pas "formules" se re. Line pastaj bileta e avionit.
Shume per te qeshur kur mendon se me rritjen e cmimit te dritave ajo rritje e pensionit as te lan as te shplan. Ndoshta ne kafene e biseda private keto batuta mund te jene te lejueshme, por ne faqen e nje Kryeministri, duken jo thjeshte te pamenduara, por dhe percmuese, banale e feminore. 
 
                                                                                                                                                                   
                                                Can't Keep Calm se i kam prindrit pensionist #GROWUP                                                                                                                                                                                      

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.