Header Ads

Shqiptaret e "Gjermania kerkon nje yll" kete vit "sulmojne" jurine...me shume se nje here.

Juna Manaj


Kane filluar audicionet e "Gjermania kerkon nje yll" dhe numri i shqiptareve konkurues kete vit eshte i jashtezakonshem! Ndryshe nga vitet e shkuara, kete vit duket se shumica e bashkeatedhetareve tane, jo vetem qe stonojne, por e kane zene keq dhe me jurine te cilen e kundershtuan, e ofenduan, e bene per te qare dhe...u deshen me thirr rojet per ti nxjerr nga salla.

Ne ndoqem prezantimet dhe keto ishin vlersimet tona:

Perpara se te filloj - Gropen gjermanit qe ma hoqi trurin me keto "te drejtat e autorit" sikur thua ky program me i madh se Grammy. Tre ore e njeqind reklama me pa nje video. TMERR!!! Si ja beni ju atje?! 

Ermali - Ai erdhi, rregulloi mjekrren, buzet, u mor dhe me pulat e me ne fund kendoi.  Fillimisht kujtova se ishte Guximtari me mjekerr (lexo me poshte), aq me teper qe dhe te kenduarin e kishin njesoj. 


Besa Ademi - Nje vajze ne pamje simpatike, por...asgje simpatike nuk kishte ne interpretimin apo prezantimin e saj. Pavarsisht se pati probleme (sipas saj) me etjen, mikrofonin, eksperiencen, i vetmi problem qe dukej se ajo kish, ishte mungesa e zerit. 

Guximtari - Hmmm...OK! Nuk e kuptoj perse ne kete program me shume degjohet muzika dhe vokalet e shoqeruesve sesa zeri i konkuruesit. Me pat dhe zerin e Whitney Houston, vetem nga sjellja dhe ankesat...ncuq! Nuk ikte tjetri nga salla, derisa thirren rojen me e nxjerr lmao. 

Motrat Xhenet dhe Tereza Zeneli 

Te dyja simpatike ne pamje, duket se kishin ardhur me teper per show sesa per te kenduar. Ndoshta nga emocionet apo kercimi, ato harruan te kendonin, biles as nuk njohen melodine e kenges se tyre. Pasi moren nje JO nga juria, Mandy Capristo (anetare e jurise) doli nga salla per ti qetesuar dhe per ti dhene dhe nje shans tjeter, vetem per tu perballur me sharje nga motrat, nje sjellje e papritur qe shokoi dhe beri te qaj anetaren e jurise. Nuk i degjuam te kendojme, por ju gjykoni vete lol. 

Juna Manaj - ME NE FUND NJE YLL! Vokali i saj nuk ishte shume i forte ne kete audicion, por mendoj se eshte nje kandidate e mire dhe mund te arrij ne finale. E embel, simpatike, e sjellshme...me e mira e shqiptareve konkurues, padyshim dhe nje prej te preferuarave tona nga ky audicion. E vetmja nga shqiptaret qe u kualifikua.




Deutschland sucht den Super...-Videos bei Clipfish



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.