Header Ads

Kengetarja Shyqirete Bega (Shuri) blen varsen unike Hermes $100.000


Kengetarja e njohur Shyqirete Bega apo ndryshe Shuri, ka postuar ne Facebook nje foto me varsen unike Hermes e cila sipas faqes zyrtare online te kesaj firme firmato, ka nje cmim prej $100.000. E njohur per hitet "Çohu Cohu", "Boll se le nam" dhe "Me termend e hengre ti", Shuri njihet si mbreteresha e dasmave shqiptare ne diaspore. Kengetarja e cila nuk leviz nga vendi pa i marre jo me pak se $20.000 per dasem, e ka mese te justifikuar kete shpenzim vetjak. Ajo ka treguar per Albaniac se eshte e fiksuar pas firmes Hermes, nga e cila blen gjithcka qe nga papuçet e deri tek fjongot e flokeve. Megjithate, ajo nuk e konsideron veten si fashioniste. Thjesht i pelqen te vishet bukur dhe kur e komplimentojne per look_un ndihet si ne turp, e po te mos ishte per kremin $100 "Le Pudra de Hermes" pa te cilin nuk e le shtepine, do e vinit re sesi skuqej nga ndrojtja. Kjo eshte Shuri! Mbretereshe ne skene, por mese normale ne jeten e perditshme...aq normale sa mund te quhesh me nje varese $100.000. 


Ju pelqeu lajmi? Akoma e besoni? Nuk e kapet tek "Me termend e hengre ti"? Po qe nuk ka puder Hermes as ate nuk e kapet? Ok!

Pasi u be kohe qe lexojme lajme idiote rreth pazarit te Vipsave, rreth vendeve ku kalojne pushimet, rreth vendeve ku hane etj vendosa dhe une te tallem pak. Jo per gje, por e meritoni! Gjithmone degjon ti vihet faji medias, sesi merren me figura te pavlera e sesi botojne lajme te kota, po ju si lexues a nuk keni faj? Perse duhet te klikoni e lexoni nje lajm i cili qe ne titull thote SHYQIRETE BEGA, e cila jo vetem nuk eshte kengetare, por as nuk egziston?! Per ta pare se cfare varese bleu? E perse ju duhet? Cfare interesi mund te kete nje njeri, ne nje person tjeter qe shpenzon shuma qe ju as nuk mund ti beni me vite te tera pune? Nuk e kuptoni ku dua te dal? OK!
Fale "ketij" lexuesi, ka filluar te lulezoje kjo media te ciles nuk mund ti vej dot as emer, qe per pak me shume vemendje apo klikime, ne vend qe te informoj lexuesin - informohet nga lexuesi. Sigurisht,  duhet qe deri ne nje fare pike ti pergjigjesh kerkesave te lexuesit tend, por jo pjeses injorante te lexuesve. Kjo ka bere qe çdo dite te jete nje dite pa lajme ne pothuajse cdo burim lajmesh, te cilat kane vetem nje lajm informues ne 20 lajme te publikuara. Biles puna ka arritur deri aty saqe lajmet nuk te informojne me , por te pyesin. Ti e lexon dhe mendon "Po çfare lexova?" Perse shkoi X kengetare ne Angli? Lexon shkrimin, te thote qe shkoi, ku shkoi, por perse shkoi nuk ta thote. Ti e hap lajmin se mendon qe po ben ndonje kenge ne Angli, por jo. Ti meson skedulen e udhetimit te saj dhe kaq. Si perfundim gazetari te pyet "Perse shkoi X kengetare ne Angli?"  Kjo media dhe ky lexues duhet te injorohen. Personalisht nuk i kushtoj vemendje, por kam vene re se tani dhe publikimet "me serioze" kane filluar te publikojne lajme te tilla dhe eshte per te ardhur keq dhe absolutisht nuk duhet lejuar qe te ndodhi. Lajme ka sa te duash. Po te mundohen pak gjejne. U be Instagrami si ATSH. Nuk blen dot tjetra papuçe pa i nxjerr ne foto, e pa e pare ne gazete te nesermen. Trendi i ri - Papuçet! Ja nje trend per ju te dashur gazetare: 

Sa here te filloni te shkruani per papuçet apo kremin e puçrrave te ndonjeres, pyesni veten; A ishin papuçet dhe puçrrat e vipsave arsyeja qe shkuat ne shkolle per gazetari? A ishin shkrimet per papuçe e puçrra arsyeja qe ju shtyu te enderronit per tu bere gazetare? Nese jo, atehere e dini çfare te beni, nese po, atehere ja keni arritur qellimit. Siç thone amerikanet - Puçërr away! 







No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.