Header Ads

G4SHI, Bebe Rexha, Ledion Lico, Xhensila Myrtezaj, Rita Ora - VIDEOKENGET E REJA



Rita Ora - Poison

Me kujtohet nje here kur Courtney Love shkruajti ne Twitter qe kishte deshire te bashkepunonte me Rita Oren dhe ndoshta Rita nuk e pa, por nuk i  ktheu pergjigjie. Sot ajo vjen me nje pamje dhe ritem pak me pop rrok, gje qe duhej ta kishte bere kohe me pare ne menyre urgjente, qe kur filluan te dilnin ato shkrimet idiote per ngjashmerine e saj me Rihannen. "Poison" ka nje tekst te bukur dhe eshte nje kenge perfekte per radio, por nuk eshte kenga hit qe Rites i duhet per ne Amerike dhe ketu shtypi ka nje tendence per te care koken, derisa ti provosh te kunderten. Videoja eshte e thjeshte, por ka nje histori cool dhe me pelqeu ashtu sic me pelqeu dhe look i Rites. le te thone cfare te duan ajo o bish! 


Ledion Lico - Yes

Jam i sigurt qe shume njerez prisnin qe Ledioni te sillte nje videokenge te dobet, per ti dhene mundesine qe ta kritikonin, por ne fakt si kenga dhe videoja jane te realizuara shume mire. Kenga te kujton pak fillimet e Robin Thicke e pak Mark Ronson, gjithsesi eshte cool. Videoja mund te mos jete per shijet e te gjitheve, por neve na pelqeu e gjithashtu kudos per sjelljen e dickaje te vecante ne tregun muzikor shqiptar, pavarsisht se ne tregun e huaj eshte pare shpesh si ide. Realizim shume i mire. 




Xhensila Myrtezai - Ring the Alarm

Kenga eshte ok dhe pas disa degjimesh te hyn ne zemer. Videoja nderkohe eshte pak rremuje dhe e sterrpare si ide. Ku e bejne shkollen keta ne supermarket? Thyen alarmin tjetra e te gjithe dalin nga dera e perfundojne ne supermarket. Po mendoj, per te blere domate per partyyyy lol. Xhensila eshte shume e embel si femer dhe ajo pamja e fillimit me floket bishtaleca e veshjen e renduar sikur ncuq, por nga fundi me veshjet e zeza duket super. Eshte nje kenge e mire verore, qe fatkeqsisht mund te harrohet shpejt, duke pasur parasysh qe nje turme kengesh me ritme te tilla do mesyjne tregun se shpejti.




G4SHI - What They Know

Per kete kenge kemi shkruajtur dhe me pare dhe eshte e preferuara jone ashtu si ne pergjithsi te gjitha kenget e G4SHI, i cili asnjehere nuk zhgenjen. Teksti eshte bombe e videoja gjithashtu. Mund te duket pak rremuje ne shikim te pare, por nese e ndiqni ne IG dhe Twitter, do gjeni ne video pjese qe prezantojne vendin, aktivitetin dhe ngjarje te jetes se rreperit per te cilat ka postuar shpesh ne rrjete sociale apo folur ne intervista. Nese ne do benim nje video per kete kenge, kjo do ishte perfekte. 


Bebe Rexha - Hey Mama (versioni akustik)


Pa fjale! Nuk eshte video zyrtare, ne fakt eshte xhiruar nga Bebe ne shtepine e saj thjesht per kenaqsine e fansave, pr ky version akustik eshte shume here me mire sesa origjinali. Nje version i plote do ishte i rekomandueshem. 



Reykon dhe Bebe Rexha - All the Way

Mund te thuhet me plote goje qe eshte refreni i Bebe ai qe e ben kengen cool, gjithsesi nese degjoni muzike latine, e dini qe eshte nje kenge standarte latin-pop. Si Reykon dhe Bebe duken hot, e ndoshta nje version i plote i kenges ne anglisht do ishte me i suksesshem. Duket si nje nga ato kenge qe mund te kene sukses veres ne Europe e degjohen ne cdo klub. Kur thote mamasita ai, e dini ju , te gjithe shqiptaret tu shkul floket. 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.