Header Ads

#TopFestiFundit


Ta them qe ne fillim te shkrimit qe nuk me pelqeu fare kjo puna e TopFestit te fundit. Nje festival i cili ka zbuluar talente qe tashme jane emra te njohur te muzikes ne vend, nuk duhet trajtuar si loje. Eshte gjithashtu dhe nje prej festivaleve me te rendesishem ne historine e festivaleve muzikor shqiptar. Ne te njejten kohe, nje prej eventeve qe i dhane emrin Top Channel dhe e ndihmuan te behej televizioni me i suksesshem ne vend. E rendesia e tij te hidhet ne plehra me nje loj, i fundit apo jo, po jo ja i fundit, po perse i fundit, jo jo i fundit ahaahhahaa sa me qesh! WTF! Besoj kjo fare loje ka bere qe TopFest te pushoje se egzistuari si festival me prurje te reja dhe te rikthehet si nate cmimesh muzikore. Pastaj, kur e thane kete gje qe dy jave me pare, per cfare benin si lozonjare tere naten sikur cfare po ndodhte. GRRRRR! OK fillova une!

Po mire o vella! Tere muajin tu luftu me gjet bileta, qe ne fillim te festivalit na u tregua sa ishte cmimi, sa ish shitur tek cami, na u tregua per interesimin e madh te njerezve, e hedh syrin nga salla e shikon nje publik qe dukej sikur kish ngrene kumblla te tharta! E per cfare shkoni aty? Po muzike nga te gjitha rrymat, volumi maksimum, vetem tre adoleshente dhe Beatrix Ramosaj kercenin.  Kur nuk i nxorren nga salla. "Me falni z/znj por you can't sit with us. MARRRSHHHH!" Faleminderit publikut? Une do i kisha thene "Cohuni re ne kembe kerceni c'me shikoni telefonat!"  
OMG kur dha sallen ne nje moment erresire e rreth nje ane komplet ndriconte me idioter qe shikonin telefonin. Nuk i kam kuptuar dot keta njerez qe rrin me koke ne celular. Po ca dreqin shikoni mer amon?!  

Nderkohe si festival i muzikes shqiptare qe eshte, perse hyrja behet ne anglisht, titujt e cmimeve ne anglisht, kenget shoqeruese ne cdo sigel anglisht, kur hynin te ftuarit po kenge anglisht. Asnje i huaj ne tere festivalin. Atehere perse? Nuk jam kundra, por nuk e kuptoj. Cfare kuptimi, lidhje, funksioni ka? Cdo gje duhet te kete nje funksion. Sa kenge u prezantuan 150? Nuk u gjeten tre kenge te zevendesonin keto anglezet? 

Skenografia ishte e thjeshte, por grafika e realizuar mire e se bashku me ndricimin e fuqishem e benin te dukej e plote. Prape se prape krijohej nje fare boshlleku, qe ndodh pothuajse ne cdo festival shqiptar dhe besoj ky eshte faji i kameramaneve me se shumti (te pakten per teleshikuesin). Jo vetem qe kamerat levizin kot e me kot, por duket qe nuk e njohin kengen apo performancen e ne refren apo pikat me kulminante ngelem tu pa te ndenjurat e atyre vajzave tek rreshtit i fundit. Koreografite pastaj shume amatoreske e ishte nje moment kur kendoi Gjiko, ku ja, po jua bej une biseden si eshte bere koreografia - Deri ketu kemi kete numrin, pastaj ketu del ti kerce cfare te duash, pastaj dil ti tjetri, e ju te tjeret beni rreth e kerceni lirshem - LOL. Nejse eshte e kuptueshme, pasi ka shume performanca e gjithcka investohet nga topi e jo artistet sic ndodh jashte vendit, por thjesht mos i nxirr. Dy tre performanca ok, te tjerat BYE! Le te mesohen dhe artistet qe duhet investuar ne performance e nuk duhet pritur gjithmone nga te tjeret. 

Skenarit as nuk po i futem. Ndoshta bejne si te cilter, ndoshta jane te cilter, e te lirshem e cool, por ne tv duken te programuar, te sforcuar, fallco. Batutat nuk funksionojne, disa dialogje pa lidhje...e nuk e kam fjalen vetem tek prezantuesit kryesor, por dhe tek prezantuesit e cmimeve. Pse pellisni me njerez? Ndaj keni mikrofon wtf.  Mua me pelqeu Dojna Mema. Hera e pare qe e shoh dhe me aq sa pashe, mendoj se mund te behet shume prezantuese e mire. Artikulimin e mire, e shpejte, pa egzagjerime. Mua me pelqeu. 

Performancat

Tani...sinqerisht te gjithe kenduan live? Jo me mo, hajt tash na e tregoni te verteten. Po Dj ku ishte per ato efektet kumpjuteristike tek disa kenge shume ritmikeeee lol. Une dola me teorine se ata qe vraponin neper skene ishin me playback e ata qe nuk leviznin ishin live hahahhahahaa! Une nuk munda ti shikoja dot deri ne fund se nuk ishte e mundur, por mesa me thane e po lexoj, Beatrix Ramosaj dhe Era Istrefi stonuan ne kendim dhe namiiiii ne rrjetet sociale. Po i quajne antivlera, e nuk dine te kendojne pfffff. Jam dakort, nuk i falet etj etj, por mos i ulni kaq me njerez, sa shpejt ju vini shqelmin. Nuk eshte hera e pare qe ndodh dhe arsyet jane 1001. Jo me kot ne cdo ceremoni cmimesh artistet boteror shoqerohen nga orkestra e tyre dhe jo orkester tjeter. Nejse mend per here tjeter vajzave thuaj. Kane kohe te korrigjojne dhe riprovojne veten.  Interneti eshte...internet. Te shajne ba bere gje jo me ju dhene arsye. 


Cmimi i pare u fitua nga Ermal Fejzullahu, Lumi B che LEdri Vula me kengen "Shko", te cilet u shperblyen dhe me "Kenga me e degjuar ne My Music" dhe "Best Male". Mesa di une, kjo eshte dhe hera e pare qe nje kenge merr tre cmime ne Topfest...ndoshta e kam gabim, por me duket keshtu. 


E teksa ky ishte #TopFestiFundit , teleshikuesit duket se as nuk e kane marre mundimin ti thone lamtumire. Shikueshmeria ka qene e dobet dhe eshte rritur vetem nga fundi i spektaklit mbasi kane mbaruar telenovelat turke tek kanalet e tjera. Imagjino me te mund ne shikueshmeri ato jaguzeshet me bakllavat e tyre. Tmerr! 

Ne perfundim:

Vertet me vjen keq qe nuk do jete me ne formen e nje festivali. Mund te ishte modifikuar, shkurtuar ne javet paraprezantuese dhe sjelle ne nje forme me profesionale, me te shikueshme e me te pranueshme tek publiku. Me vjen keq, sepse talenteve te reja, ju "pre" dhe nje skene tjeter ku mund te testonin veten apo nje menyre per tu zbuluar ne skenen tone muzikore. Kjo eshte dhe shenja e fundit qe tregon se tregu muzikor ne vend eshte zaptuar nga produksionet te cilat perfundimisht vendosin se kush dhe cfare do te jete "e ardhmja" ne muzike....po i lam ne dmth lol. Yeppa! 






No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.