Header Ads

"Cash Only"


Ne edicionin e tij te 19, festivali i filmit "Fantasia", i cili zhvillohet ne Montreal te Kanadase dhe eshte nje prej festivaleve me te medhenj ne Ameriken e veriut, do te shfaqe dhe premieren e filmit "Cash Only". Ky film me regji te Malik Bader (Street Thief), ka per skenarist aktorin Nickola Shreli, i cili gjithashtu interpreton ne rolin kryesor si Elvis Martini. I xhiruar ne anglisht dhe shqip, filmi tregon historine e nje pronari banesash i cili pas vdekjes se gruas, manipulon, keqtrajton dhe vjedh banoret e godinave te tij derisa nje dite kryen nje krim te pamenduar mire i cili i sjell pasoja te paimagjinueshme. Ne kete film interpreton gjithashtu dhe Herion Mustafaraj ne rolin e Agronit. Festivali "Fantasia" fillon me daten 14 korrik dhe vazhdon deri ne daten 4 gusht. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.