Header Ads

Gjej skandalin tend!


E keni vene re? Sa here qe ndodh ndonje gje ne Shqipe, fillojne e perfshihen ne te, 101 persona qe as nuk kane lidhje me ngjarjen ne fjale. Thjesht flasin, japin mend, gjykojne biles dhe vejne ne dyshime me disa shkrime plot fakte te nxjerra nga grate e lagjjes e mundohen ne menyre ekstreme te mbushin mendjen se e dine shume mire se kane te drejte. Perse? Kur i shikoj te shkruajne gjeja e pare qe mendoj eshte "Perse"? C'lidhje kane? Nese ka te bej me profesionin tuaj, ne rregull. Po te pakten fol e shkruaj ne menyre profesionale jo me beee e baaa. Nese do te japesh mendimin si qytetar i thjesht, jepe, por jo me gjysem faqe status e jo kur nuk ke njohuri mbi cfare ka ndodhur. Pastaj duhet te mendosh, c'dobi sjell nderhyrja jote? Sjell nje zgjidhje? Sjell ndonje fakt te ri? Apo thjesht fusin hundet per nxjerre ne pah vetveten ne skadalin e tjetrit? Po jo mo vella! Ky o skandali im, vete e bera, vete dua ta shijoj. Do skandal, ik bej dhe ti nje e shijoje. Jane keta persona qe dhe ajo cka nuk eshte skandal e kthejne ne te tille, duke u ngacmuar me gjera qe nuk kane aspak lidhje me ngjarjen konkrete. Jane bere gazetat si fleterrufe! Jo po ajooooo, jo pooooo aiiii! U beeeeenneeeee ataaaa! WTF! Pale pastaj, qe kane filluar qe per nje status e per nje shkrim kritik, te bejne deklarata, justfikime, live apo off. Te mbajne meri, i mbyllin dhe profilet. Ok, keta qe nuk kane mbaruar shkollen e mesme i kuptoj, po keta me doktorrata cfare kane? Me mire se justifikimet e kunjat larte e poshte, do ish ta provonit me pune se jeni ata qe jeni. Nuk ka nevoje se cfare thote tjetri. Provojani qe e ka gabim, po amon boll u sollet si kalamaj se nuk te behet te shikosh e lexosh me asgje. Titulli WTF shkrimi LOL. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.