Header Ads

Kengetaret moderrne dorezohen - Kopjojne ata popullore


Persa i perket biznesit muzikor, kengetaret e muzikes popullore gjithmone kane qene nje hap (e te madh biles) perpara atyre te muzikes moderrne. Pervecse kane ditur shume mire si te menaxhojne biznesin e tyre, njekohesisht kane qene dhe me fitimprures. Teksa moderrnet, shumicen e aktiviteteve te tyre i diskutonin dhe i vendosnin personalisht, ata populloret kane pasur menaxhere te cilet gjenin orkestren, vendin ku do kendonin dhe ne shume raste dhe lokale te caktuara me te cilat lidhnin kontrate per muaj te tere. Sigurisht, fakti qe muzika popullore i pershtatet cdo moshe dhe eshte e pershtatshme si per festa kombetare e familjare, e ben me te lehte ecjen e biznesit, por nuk mund ta mohosh qe ndryshe nga moderrnet, kengetaret popullore kane me pak....le te themi tangerllek. Si te tille, ata kurre nuk i kane thene jo skenes, qofte asaj te nje eventi familjar, qofte te nje lokali te vogel etj. Ne fund te fundit per nje artist nuk eshte e rendesishme nese e degjon nje apo 1000 apo jo? E rendesishme eshte ti vlersohet talenti, e kur ky talent paguhet, pse jo? Kengetaret e muzikes popullore ishin gjithashtu ata qe ne videot e tyre filluan te shfaqeshin me veshje te egzagjeruara, ne vila lluksoze, makina te shtrenjta, plot me djem e vajza te bukura, gjysem te zhveshura e te krekosura...ju vjen ndermend ndonje gje? Nese ne 1990, videot e kengetareve moderrne kishin nje fare...le te themi mesazhi apo perceptimi artistik, tani pothuajse ne te gjitha videot shikon nje version me te egzagjeruar te videove popullore. E nese vite me pare, ne muziken moderrne, filloi te shfaqej nje tendence perendimore ne stil, sot po ashtu si dhe koleget e tyre popullore, te gjithe duken te influencuar nga Ballkani lindor. Po ti nderrosh muziken, te gjithe duken si rumune e bullgare, qe nga makiazhi e deri tek realizimi i plote i videos. Faleminderit Balkanika tv! "Kopjimi" me i fundit? Turnete. Nese deri dje, menaxheret e klubeve apo koncerteve ftonin kengetare te ndryshem per nje shfaqje, sot porsi populloret, kengetaret moderrne vijne ne dyshe. Ledri dhe Era, Flori dhe Elvana, Tuna dhe Cozman, Kida dhe Mozzik etj, etj. Sigurisht kjo eshte nje zgjidhje perfekte dhe lehteson shume gjera si ne aspektin profesional dhe ekonomik, fatkeqsisht ju desh 20 vjete kengetareve te muzikes moderrne qe ta kuptonin kete. Nje tjeter "kopjim" eshte dhe "kafshimi" ne muziken poullore. Nese kengetaret popullore asnjehere nuk kendojne kenge moderrne gjate koncerteve te tyre (DUH!) , kengetaret moderrne e bejne shume shpesh, me se shumti per ti shtuar entuziazem turmes, kur kjo e fundit lodhet pas dy tre bum bum bumave te padallueshme nga njera- tjetra. Kthese kane bere dhe tekstet e kengeve. Ato popullore supozohen te jene sa me ...popullore pra, me sy si ullini e buze si qershia, por dhe keto nuk jua lane rehate moderrnet. Pjeshka, e zogj nga te katerta anet. Lista vazhdon dhe me tej, por une thjesht i permenda keto fakte per te treguar se teksa "moderrnet" shpesh here i shikojne si me percmi kengetaret e BBF, nuk vene re se po i kopjojne rendshem dhe ndryshimi i vetem midis tyre eshte se populloret dalin tek BBF e moderrnet tek MAD TV. Thene me me kuptim per brezin Z - Nese do ishin filtra Instagrami, populloret do ishin Kevin (R.I.P) e moderrnet X-Pro, por nen filter po e njejta foto jane.  




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.