Header Ads

Tringa Rexhepi eshte e mrekullueshme ne debutimin e saj me "Go"


Ju prezantojme sot ne Albaniac, Tringa Rexhepin. Nje kengetare shqiptare e lindur ne Gjilan, e cila jeton ne Kanada, ku ka mese 15 vjet qe merret me aktrim dhe kendim. Nese ne komunitetin  shqiptar te Kanadase e njohin si pjesmarrse ne eventet kryesore, ajo po pergatitet qe talentin e saj ta shpalose dhe me tej. "Go" eshte kenga debutuese e Tringes, te cilen mund ta gjeni ne iTunes, kenge e cila na beri per vete qe ne degjim te pare. Vokali i Tringes te sjell ndermend nuanca nga Celine, Christina, Kelly e Leona, ndersa kenga eshte nje balade perfekte pop e cila me promovimin e duhur do ish e preferuara e cdo radioje. Momentalisht, Tringa (e cila ka kenduar dhe me Keshia Chante, Jackie Richardson e Josh Groban) gjendet ne Toronto ku po perfundon EP e saj te pare me Sydney Galbraith dhe Jeff Wolpert ne "Desert Fish Studios". Nese kenget e EP jane po kaq fantastike sa dhe "Go", Tringa nuk e ka te larget diten e suksesit ne Kanada e me gjere. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.