Header Ads

Dhe cmimi i Oscar i shkon...




Do edhe nje muaj qe te mbahet ceremonia e cmimeve Oscar, por ethet e gares tashme kane filluar qe prej fundvitit 2015 . Cdo jave, ceremoni pas ceremonie, parashikimi i fituesve behet dhe me i veshtire, megjithate ne deshironim te jepnim mendimin tone dhe ja se cili eshte parashikimi yne per kategorite kryesore: 

Filmi me i mire: 

Preferenca jone: The Room Do fitoje: The Revenant

The Room ishte i vetmi film qe vertete mbeti ne mendjen tone, qofte per nga tematika, origjinaliteti, interpretimi apo dhe realizimi i pergjithshem. Nje film qe e meriton cmimin Oskar, sepse eshte cilesor dhe i paprekshem ne cdo kendveshtrim. Fatkeqsisht The Revenant i cili neve nuk na la mbresa, duket si i preferuari i masave kete vit. Persa i perket filmave te tjere ; The Big Short ishte ok por jo ndonje wow, e njejta gje vlen dhe per Spotlight. Filma per tu pare ne TV kur je semure me grip apo ka stuhi bore dhe nuk ka gje tjeter ne TV pervecse parashikimit te motit. Bridge of Spies eshte nominuar prej Steven Spielberg, sepse ishte po aq i zakonshem per te mos thene i merzitshem sa dhe The Martian. Cmim Oskar per nje person qe mbolli patate ne Mars? Jo, faleminderit! Sikur tkishte ndodhur me  verte hajde me por keshtu kot? Me mire kishin nominuar Ant Man se te pakten ai shpetoi boten pfff. Mad Max...nuk e shpjegoj dot si nominim, sepse nuk e cova dot deri ne gjysem pasi mu duk thjesht humbje kohe. Nderkohe Brooklyn mund te kishte qene  pretendent kryesor, por fundi i filmit sjell nje zgjidhje shume bajate dhe te pabesueshme e cila i heq kuptimin tere historise se krijuar qe prej fillimit. Filloi si tragjedi greke e perfundoi si telenovele spanjolle. "Ome ca do bejme ti ndajme apo ti martojme keta? Po i martojme se gjynah! Ok, i martojme! lol "

Aktori protagonist me i mire:

Preferenca jone: Bryan Cranston   Do fitoje: Leonardo DiCaprio

Te gjithe kane dhene interpretime te shkelqyera por ne na pelqeu me se tepermi Bryan Cranston ne Trumbo i cili eshte nder te paktet aktore qe ka kaluar nga komedia ne trill/krim dhe ne drame me nje besueshmeri interpretimi dhe personazhi 100% tek publiku. Mund te fitoj Leonardo, pasi punet e tij ne dekaden e fundit kane qene fantastike vertete e pavarsisht se ne The Revenant ai e egzagjeron ne interpretim, duket se ka ardhur momenti qe ta marri dhe ai nje Oscar ashtu per gjynah. 

Aktorja protagoniste me e mire:

Preferenca jone: Cate Blanchett  Do fitoje: Brie Larson

Cate Blanchett tashme ka vertetuar se nuk ka rol qe mos ta interpretoj ne nivel oskari. Aq perfekte eshte kjo aktore, saqe tani njerzit kane filluar dhe ta urrejne per kete lol. Carol nuk kishte ndonje histori mbreselenese apo ndonje ngjarje qe te bente per vete, ishte thjeshte interpretimi i Cate qe e beri tere filmin te shikueshem. E per kete te ma gezoj Oskar!  Brie Larson duket e preferuara kete vit, gjithashtu me shume merite. Interpreton bukur etj etj, POR Jacob Tremblay interpreton aq mire ne filmin Room, saqe e ve Brie pak si ne hije. Gjithsesi, fitore e merituar. 


Aktori jo-protagonist me i mire: 

Preferenca jone: Tom Hardy  Do fitoje: Sylvester Stallone

Ne besojme se ka ardhur koha qe Tom Hardy te vlersohet me cmim! Interpretimi i tij ishte super jo vetem ne The Revenant, por dhe ne cdo film qe ka nxjerre kete vit. Eshte gjithashtu i vetmi aktor i cili merr pjese ne role te rendesishme ne dy filma te nominuar per Oscar. Do fitoje...amooooon Sylvester Stallone, sepse Oskar ka nevoj per pak show dhe lote e keshtu Stallone e ofron kete. Christian Bale eshte gjithashtu pretendent, por nuk eshte se ofroi ndonje interpretim jashte normales, pasi dhe rolin e kishte te tille. 


Aktorja jo-protagoniste me e mire: 

Preferenca jone: Jennifer Jason Leigh  Do fitoje: Jennifer Jason Leigh

Ne kete kategori vendimi yne eshte i sigurte. Jennifer Jason Leigh ishte perfekte. Nese aktoret e tjera i kishin rolet pothuajse te gatshme dhe thjeshte ju duhet ti pershtateshin personazhit, Jennifer ka krijuar nje personazh nga hici dhe ja ka arritur me shume zotesi. 

Kinematografia me e mire: The Revenant
Regjia: The Revenant ose Room
Filmi i huaj: Mustang
Kenga origjinale: Neve na pelqen "Earned It", me e pershatshme per Oskar eshte "Writing's On The Wall", por duket se ky eshte momeni i Gaga's ndaj..."Til It Happens to You" mund te dali me cmim.
Film i shkurter (Live Action): Perzgjedhja e kritikeve i ka shkuar filmit "Shok". Ne nuk mund te themi gje sepse ende nuk i kemi pare. Ne date 28 na e japin lejen e do kemi mundesine ti shohim. 
Skenar i pershtatur: Room
Skenari origjinal: Ex Machina


OK! Keto ishin parashikimet tona per kategorite kryesore.








No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.