Header Ads

War Dogs - Qen lufte apo buçe?


Filmi eshte bazuar ne vija te traaaasha e shume siperfaqsore mbi nje histori te vertete te dy amerikaneve te cilet fituan miliona dollare nga kontratat ushtarake me qeverine amerikane dhe perfunduan ne burg kur tentuan te ja hidhnin...nje shqiptari? Te pakten keshtu te behet e ditur ne film NESE nuk kushton vemendje. Ka dy vija historie ne kete film. 


E para eshte: Dy djem  te rinj, qesharake, te droguar e pa pike eksperience, ja hedhin Pentagonit duke fituar miliona nga kontrata ushtarake te siguruara me dokumente fallco. Por sa me shume leke te besh aq me kerrnac behesh dhe keshtu i ndodhi dhe djemve te cilet deshen te ja hidhnin nje mafiozi dhe bashkepunetoreve te tij shqiptar. Kur nuk kryen pagesen ne kohe. Shqiptari mori Pentagonin dhe i raportoi. Alo Pentagoni? Dua te raportoj nje krim lmao Tek ne nuk raporton dot krim vendas jo me...nejse. Si perfundim? Njeri beri 4 vjet burg po prape mbeti me miliona, tjetri vetem arrest shtepiak dhe i erdhi mafjozi i dha nje cante me $$$ nga simpatia e madhee, se e dini si mafiozet vdesin per pak simpatikllek. 


E dyta eshte: Dy djem te rinj, qesharak, te droguar e pa pike eksperience, i perdori Pentagoni dhe nje mafioz i cili bashkepunon me qeverine, per te mbuluar perfitimin e qindra miliona dollareve nga tregtite e paligjshme te armatimeve. Ne momentin kur kryeqyteti i nje vendi (ngjarje qe nuk permendet ne film), pothuajse hidhet ne ere dhe lajmi merr dhene, Pentagoni ja ve fajin? Ketyre dy idioteve. Jo me kot titulli eshte qen lufte, nje term i perdorur per njerzit te cilet ne menyre te pandershme nxisin/ndihmojne/tranojne popuj e shtete te hyjne ne lufte. 


Njerzit gjithmone flasin se lufta behet per burimet e gazit kur ne fakt behet per biznesin ushtarak, perfitimet nga i cili jane te jashtezakonshme. Kjo eshte e verteta e madhe e filmit. Pastaj, si ne cdo biznes tjeter fitimprures, matrapazlliqet e matrapazet jane prezent. Filmi eshte ok, po duket qarte qe nuk kane pasur informacione te nevojshme apo kane lene qellimisht jashte shume pjese te historise te cilat kane munduar ti mbushin me batuta te dobta dhe zenka midis David dhe bashkshortes rreth genjeshtrave te tij. Kuptoni ju? Nuk e merrte vesh gruaja qe ky po bente pislliqe, biles as kur bleu apartament dykatesh ne katin e 50 te kullave me te shtrenjta te Majamit lol Gjithashtu ne film fshihet dhe e verteta e ekspozimit te gjithe ngjarjes e cila nisi me shperthimin e Gerdecit. Megjithate nepermjet figures se Henry Girard (Bradley Cooper) filmi sjell nje ngjarje me te besueshme. Kushtojini vemendje dhe nxirrni mendimin tuaj. 


Filmi fillon me nje skene ne Shqiperi dhe nje pjese e madhe e tij zhvillohet ne Shqiperi, por xhirimet duken qarte qe nuk jane bere ne vend, plus dhe fakti qe te gjithe "shqiptaret" ne film jane rumune, e verteton kete. Po kur ja futi rumanisht tjetra (Gruaja e Bashkimit) per qejf. Po na mi motraaaa! Po mire e kishte se dhe Bashkimi nuk ishte shqiptar e nuk foli shqip. Dhe Enveri, qe kujtuam se na ishte shqiptar se me mbiemer Spahiu (Gabriel Spahiu), po rumun na doli. Jalla po pese minuta larg ishin nuk merrnin dot nje nga tanet. Te pakten keta qe do thoshin dy fjale...qe tregon serisht qe filmi eshte bere thjesht per te perfituar rreth nje ngjarjeje "te vertete", me teper sesa per te sjelle ngjarjen "e vertete" tek publiku. 
Ne film Shqiperia permendet shume here, e pak a shume te jepet ideja "Mos e krruj me shqiptaret", e Henry (Bradley Cooper) e pershkruan si nje vend te bukur. Yeaaa! lol Pastaj gjate gjithe xhirimeve ne Shqiperi shfaqen vetem gerrmadha lol. Po ik o Hollivud ik! 

Me qe jemi ne kete tematike. Nese doni te shikoni nje film te ngjashem me kete teme i cili vertet eshte film qe ja vlen te shikohet dhe realizuar sic duhet. Shikoni "Lord of War" me Nicolas Cage, prodhim i vitit 2006. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.