Header Ads

Eurovizioni - Ters 👎🏻 apo fat 👍🏻?



Me hyrjen e dhjetorit ne kalendar, vjen dhe eventi kryesor i muzikes moderne shqiptare, Festivali i Kenges ne RTSH. Pavarsisht dramave e skandaleve te cilin e shoqerojne cdo vit, festivali ka mundur suksesshem ti rezistoje kohrave. Ne fillim te viteve 2000, kur popullariteti i tij po venitej, fale ndryshimeve ne skenen muzikore dhe biznesin muzikor shqiptar, festivali gjeti shpetimin me pjesmarrjen ne Eurovision Song Contest - Festivalin Europian te Kenges. Deshira per te marre pjese ne nje festival te permasave te tilla qe tani shtrihet nga Irlanda e deri ne Australi, e me nje shikueshmeri prej rreth 200 milion vetash, ka bere qe shume kengetare te cilet e kishin harruar kete festival ti riktheheshin serisht. Por, a ju ka sjell fat pjesmarrja ne Eurovizion, perfaqsuesve shqiptare? Ne po i analizoje shkurtimisht te gjithe 13 finalistet per te vertetuar nese a ja vlen tere kjo "lufte" per te marre pjese ne Eurovision apo jo?

Shqiperia ka marre pjese per here te pare ne Eurovision ne vitin 2004. Ne keto 13 pjesmarrje, Shqiperia eshte kualifikuar ne finale 7 here me pozicionin me te larte, vendin e peste (Rona Nishliu - Suus) dhe pozicionin me te ulet, vendin e 17 ne gjysem finale (Frederik Ndoci - Hear My Plea). 

2004 - Anjeza Shahini - The Image of You - Vendi i shtate 

Eurovision dukej si bekim per Anjezen, e cila ishte ne kulmin e karrieres se saj kur u zgjodh dhe perfaqsuesja e pare shqiptare ne kete festival. Klasifikimi ne vendin e shtate, gjithashtu solli shpresa se dicka do te behej me karrieren e saj jo vetem ne Shqiperi, po dhe jashte kufijve. Fatkeqsisht, ndodhi komplet e kunderta. Asnje kenge e saj pas Eurovisionit nuk u shnderrua ne hit. Pavarsisht se e preferuara e kolegeve dhe programeve televizive, karriera muzikore e Anjezes mori per keq e videokenget qe ajo publikoi me pas zor se kalojne 25.000 klikimet ne YouTube. Ndoshta kjo pati te beje dhe me teper me perqendrimin e saj ne jeten personale, perfundimin e studimeve, martesen etj.👎🏻

2005 - Ledina Celo - Tomorrow I Go - Vendi i 16

Eurovizioni supozohej te ringjallte karrieren e Ledines, e ti sillte asaj sukses nderkombetar. Per nje fare kohe kjo funksionoi. Kenga e saj ne anglisht "Dangerous" u perfshi ne disa albume dance ne Europe me nje rezultat te kenaqshem. Me pas? Disa kenge qe kaluan ne heshtje dhe nje rikthim ne Festivalin e RTSH kete vit si prezantuese lol. 👎🏻

2006 - Luiz Ejlli - Zjarr e ftohte - Nuk kaloi ne finale 

Po ashtu si dhe Anjeza, Luizi ishte ne kulmin e karrieres se tij kur u perzgjodh per ne Eurovizion. Qe aty, gjithcka  mori per keq. Interpretimi live i tij ne gjysem finale pati probleme, nuk u kualifikua ne finale e me pas askush nuk mban mend se cfare ndodhi me te. 👎🏻

2007 - Frederik Ndoci - Hear My Plea - Nuk kaloi ne finale 

Ky supozohej te ishte rikthimi i Frederikut ne skenen shqiptare pas nje largimi te gjate jashte vendit. Pas deshtimit ne Eurovision (ku akoma rradhitet si kenga shqiptare me pak e vlersuar ne kete festival), Frederiku filloi te shfaqej ne programet televizive ndonjehere per te kenduar e ndonjehere per te folur rreth votimeve te padrejta te Eurovision. Me teper se gjithcka, i ulen dhe ate popullaritet qe i kishte mbetur ne vendlindje. Muzikalisht, nuk ka azgje te re nga i prej vitesh, e nese ka askush nuk e ke pa. 👎🏻

2008 - Olta Boka - Zemren e lame peng - Vendi i 17 

Pjesmarrja ne Eurovision as nuk i ka hequr as nuk i ka shtuar gje Olta Bokes. Ndoshta me teper njerez e njohin tani se me perpara fale ekspozimit ne lajme qe i dha kjo pjesmarrje, por persa i perket suksesit muzikor eshte po ai i njejti - vaket. 🖐🏻

2009 - Kejsi Tola - Carry Me in Your Dreams - Vendi 17

Ne sapo vume re qe Kejsi Tola ne kaq vite karriere nuk ka realizuar nje videoklip! WOW!  I vetmi videoklip qe mund te gjejme prej saj eshte ai i tmerrshmi realizuar nga RTSH per "Carry Me in Your Dreams". Pjesmarrse e rregullt ne festivale, Kejsi ka sjelle disa kenge shume te bukura si "Me jeto" dhe "Iceberg", por pertej tyre asnje singel, asnje video, asnje turne, koncert. Cudi! 👎🏻

2010 - Juliana Pasha - It's All About You - Vendi i 16 

Pas pjesmarrjes ne Eurovision, Juliana Pasha pavarsisht se nje kengetare shume e mire, u be me teper e njohur per publikun si pjese e programeve televizive per zbulimin e talenteve te reja. Dicka qe e ben se fundmi dhe ne Kenga Magjike. Fatkeqsisht, ajo nuk mundi te zbuloj dot nje hit qe ti rikthente suksesin muzikor. 👎🏻

2011 - Aurela Gace - Feel the Passion - Nuk kaloi ne finale 

Eurovisioni ndoshta nuk e ndihmoi Aurelen per te pasur nje karriere nderkombetare, por e ndihmoi disi qe te fitonte serisht pozicionin e saj ne skenen muzikore shqiptare. Mendoj se moskualifikimi ne finale e beri Aurelen qe ti rikthehej punes me te gjithe fuqite e saja, cka solli rezultate shume te mira dhe dy prej kengeve te saja me te realizuara artistikisht si "Shpirt i shpirtit tim" dhe "Tranzit"
Tashme ajo eshte e vetmja kengetare e suksesshme e para dhe pas viteve 2000 ne Shqiperi dhe nje prej kengetareve me te sukseshme ne historine e muzikes moderrne shqiptare. 👍🏻

2012 - Rona Nishliu - Suus - Vendi i peste

Rona Nishliu pati renditjen me te larte nga perfaqsuesit shqiptar ne kete festival dhe fale tij u be nje emer shume i njohur ne mbare trevat shqiptare, por dhe nderkombtarisht. Megjithate muzikalisht ajo ishte me e suksesshme para pjesmarrjes ne Eurovizion sesa pas tij. Teksa "Suus" pati sukses dhe nderkombetar dhe emri i saj fale asaj kenge u be i njohur per te gjithe, krijimtaria muzikore qe pasoi ishte larg suksesit te "Suus". Rikthimi i saj para publikut si trajnere ne programin "The Voice", na zhgenjeu disi, pasi mendojme se nje ze si ai i Rones nuk duhet ti largohet studios muzikore. Vete kengetarja duhet te punoje me shume per te sjelle dicka te re tek publiku i cili e adhuron ne maksimum zerin dhe talentin e saj. 👎🏻

2013 - Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko - Identitet - Nuk kaloi ne finale

Pak veta e njihnin Adrianin perpara Eurovizionit e ndoshta me pak pas tij. Pjesmarrja ne kete festival ishte nje aventure si per te dhe per Sejkon nga e cila asnjeri  nuk humbi  por dhe as nuk fitoi. 👎🏻

2014 - Hersi Matmuja - One Night's Anger - Nuk kaloi ne finale

Teksa Hersi kishte filluar te spikaste ne festivale si nje kengetare me talent dhe me vokal te forte, humbja e saj nga syri i publikut pas Eurovision eshte po aq e befasueshme sa dhe fitorja e saj ne RTSH. 👎🏻

2015 - Elhaida Dani - I'm Alive - Vedi i 17

Elhaida rikthehu tek publiku shpresen se do te riperseritej suksesi i Anjezes apo Rones, por drame pas drame deri ne finale dhe vete publiku shqiptar po humbiste interesin. Kengetarja e cila para Eurovizionit sapo kish fituar "The Voice" ne Itali e po ndertonte nje karriere te suksesshme ne te dyja anet e kufirit, mbas Eurovizionit...humbi. As kenge, as video. Disa pjesmarrje televizive aty ketu dhe...asgje me teper. 👎🏻

2016 - Eneda Tarifa - Fairytale - Nuk kaloi ne finale

Eshte ende heret per te gjykuar suksesin e Enedes pas Eurovizionit, por le te themi qe...kenge te re nuk ka nxjerr kete vit dhe punen tek "Portokallia" e humbi... 👎🏻


Pra sic e shikoni dhe vete, nga 13 perfaqsues te Shqiperise ne Eurovizion vetem Aurela Gace mori nje  vlersim pozitiv 👍🏻 . Dhe ai vlersim nuk eshte se kishte te bente me suksesin qe Eurovizion i solli Aureles, me teper sesa me Aurelen qe arriti te mbaje suksesin e saj dhe pas Eurovizionit. Ne te gjitha rastet Eurovizioni nuk ka sjelle sukses per asnje nga perfaqsuesit. Ndoshta kengetaret nuk kane ditur ta shfrytezojne, ndoshta Eurovizion nuk eshte gje tjeter vecse nje festival e nuk garanton sukses te metejshem, por nje gje eshte e sigurte; qe disave ne kete liste jua ktheu per ters karrieren. Cfare mesuam nga kjo? Mos u zini kot per Eurovizionin te dashur kengetare, e mos beni intriga e miqesira per te fituar nje cmim se ne fund te fundit si ne vend te peste si te shtatembedhjete, prape njesoj do perfundoni. Sepse, bijte e shekullit te ri nuk e kane kuptuar akoma, se ne kete shekull ha buke vec vete. Nese nuk lufton per veten tende nuk ka Eurovision qe te sjelle suksesin.







No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.