Header Ads

Cmimet Oskar, sipas Albaniac.


Cmimet me te medhaja kinematografike ne bote "Oskar" do te mbahen kete te diele me 26 shkurt ne oren 8:30 te darkes dhe do transmetohen drejtpersedrejti ne kanalin ABC (Amerike). Ne kemi shikuar te gjithe filmat ne kategorite kryesore dhe menduam qe per lexuesit tane te japim dhe ne mendimin tone. Gjeja me ironike eshte se teksa arritem te shikonim te gjithe filmat, nuk mundem dot te gjejme per te pare as filmin nga Shqiperia - Chromium (Krom) dhe as filmin nga Kosova - Home Sweet Home (Shtepi e embla shtepi). Asnjeri prej tyre nuk eshte nominuar, por ne thjesht deshironim ti shikonim si shqiptare qe jemi, por dhe te benim nje krahasim midis tyre dhe filmave boterore, apo te pakten filmave te kategorise se huaj. Atehere...

Filmat me te mire te ketij viti nuk jane filmat e kategorise "Best Picture" (Filmi me i mire), por ata te kategorise "Foreign Language Film" (Filmat ne gjuhe te huaj). Kete vit filmat e huaj ne Oskar, jane 100 here me te mire se filmat hollivudian! Teksa filmat amerikan jane te thjeshte per tu kuptuar, perpiqen nepermjet efekteve per te zbukuruar apo ekstreminizuar ngjarjen e pak a shume ja kupton perfundimin qe ne fillim, filmat e huaj sundojne nepermjet skenarit, thjeshtesise dhe lojes se mrekullueshme te aktoreve. Gjithashtu kete vit ne nominime, pas ankeses se "Oskaret jane shume te bardhe", gjenden shumfish me shume aktore dhe filma zezak te nominuar. Cuditerisht asnje spanjoll dhe vetem nje aziatik. E rregulluan dhe keta punen e shumlloshmerise rracore. Dicka e cuditshme eshte dhe nominimi i "The Lobster" per skenarin e vitit. Filmi eshte publikuar ne 2015, atehere si mund te nominohet ne 2017? E nese eshte brenda rrgullave, atehere si nuk u nominua Colin Farrell per aktorin me te mire? Rachel Weisz, Lea Seydoux per aktoren jo protagoniste? Te tre ishin fantastik e Colin ne formen e tij me te mire si aktor ne tere karrieren! Nderkohe, perse Isabelle Huppert  e cila luan ne nje produksion franko-gjerman nominohet per aktoren me te mire, nderkohe Rolf Lassgard, Sandra Huller,Taraneh Alidoosti apo Shahab Hosseini nuk jane nominuar? Keta jane aktore 100 here me te mire se thuaj Emma Stone apo Lucas Hedges etj. Se ankoheni ju per rregullat e festivaleve ne Shqiperi. Ja dhe kendej sipas qejfit.



Filmi me i mire

Te ju themi te drejten, asnje prej ketyre filmave nuk ka la mbresa sa vertet te thuash qe ishte filmi me i mire i vitit. E kemi fjalen per ate mbresen qe kur del nga kinemaja te thuash uaaaau, do doja te rishikoja kete film. Pervec "La La Land","Fences" dhe "Moonlight", filmat e tjere ishin te "merzitshem", te sterrpare dhe me aktrim jombreselenes. Kete vit ka pasur nje tendence ne filmat e nominuar ku per te zgjatur filmin jepen sekuenca filmike komplet pa lidhje. Ajo skena tek "Manchester By The Sea" kur Casey Afflek vendos ushqimin ne mikrovale, pret te gatuhet, e nxjerr dhe heq plasmasin per ta ngrene....SERIOZISHT!? C'lidhje ka me filmin? Sikur tu pa kanalin e gatimit me guzhunjerin me idiot ne bote. AAAAA! E keshtu me rradhe! 
Ne mendojme se do ta fitoj "La La Land" po do ishte super sikur ta fitonte "Moonlight". 


Aktori me i mire

Casey Affleck...ja ky i mikrovales qe oiii e kane nominuar dhe per aktrimin. E cili ishte aktrimi i mrekullueshem i ketij? Se nuk i ndryshoi fytyra tere filmit? Apo se beri bente si i nxehur. Pfff! Andrew Garfield - filloi filmi mbaroi filmi ky fytyren sikur po qante tere kohes. Lufte, dasem, puthje, qesh qaj, ky nje fytyre. Gjysem buzeqeshje, pak si i habitur, pak si i hutuar, hmmm ncuq. Ryan Gosling - asgje e jashtezkonshme ne aktrimin e tij, qe nuk e kemi pare ne filmat e tjere. Viggo Mortensen - ishte perfekt ne "Captain Fantastik", por filmi nuk i ofronte dhe aq mundesi per te treguar me teper veten si aktor i mire qe eshte. Nje prej roleve te tij me te mira, por asgje e jashtezakonshme. Denzel Washington - ne fillim te filmit fale nje dialogu qe vazhdon pa nderprerje ai behet disi i acarueshem, por ne vazhdimesi ja vlen te thuash qe ky ndoshta eshte nje prej roleve me te mira te Denzel. Kjo ndodh dhe sepse "Fences" eshte vene ne skene si teater, interpretuar po nga Denzel ne kete rol.
Ne mendojme se fituesi do jete Ryan Gosling, por perzgjedhja jone eshte Denzel Washington. 

Aktorja me e mire

Kete vit te gjitha aktoret ne kete kategorie jane te mrekullueshme dhe kushdo qe ta fitoj e meriton. Te gjitha kane pasur role qe i pershtaten dhe i interpretojne me se miri. E preferuara jone eshte Natalie Portman e cila mban ne dore te gjithe filmin "Jackie" qe zor se mund ta kish bere dot nje aktore tjeter. Megjithate ne mendojme se duhet ta fitoj Isabelle Huppert, qe eshte gjithashtu perfeket ne "Elle". Ajo lehtazi komandon nje film te tere me thjeshtesine me te madhe duke "kercyer" nga nje drame ne tjetren me normalitetin me te madh. Imagjinoni, ne kete rol ajo intepreton nje femer, themeluese e nje kompanie, e divorcuar, tradhetare me burrin e shoqes me te mire, e perdhunuar nga komshiu te cilin ajo e pelqen, me nje mama qe shkon me nje djale 5 dekada me te ri se vetja...e cila vdes, nderkohe qe djali i saj do nje femer shtatezane me nje mashkull tjeter, por qe ai nuk heq dore nga ideja se eshte femija i tij. Oh...mos te harrojme dhe te jatin i cili eshte nje nder vrasesit me makaber ne vend, qe teksa kreu nje vrasje masive mori me vete dhe te bijen, e kur ajo vendos me ne fund ta vizitoj per ta falur ai vret veten. UAU! E teksa shikon filmin, fale lojes se saj, te gjitha keto drama duken si dicka shume normale. 

Aktori me i mire joprotagonist

Kur mendoj qe vjet nuk nominuan Jacob Tremblay dhe shikoj nominimet e sivjetshme, me duken nominime sa per te thene. Mahershala Ali mund ta fitoj, por i preferuari yne eshte Jeff Bridges. 

Aktorja me e mire joprotagoniste

Viola Davis e meriton kete Oskar dhe ajo  ka per ta fituar sepse e di dhe vete qe e ka te fituar dhe pike. Nuk e kuptoj perse kane nominuar Michelle Williams. E cili ishte interpretimi i jashtezakonshem i kesaj ne kete film? Te gjitha jane aktore te mira por hajdeeeee! Pffff! Po Octavia Spencer? E per cfare interpretimi se u fut ne laboratorin e kompjuterave fshehurazi? Ohhhh fantastike! Pfff! Nicola po Nicola e Naomie interpretoi nje drogaxhije sic e perfytyrojne te gjithe nje drogaxhie, se po te kete studiuar nje ne te vertete ndoshta do e bente me mire dhe jo aq te egzagjeruar. Nejse, varet si te kap lol.

Regjia me e mire

La La Land do jete fituesi i madh i nates ndaj dhe regjia ka per ti shkuar keteij filmi. Shume pretendojne qe Mel Gibson mund te fitoj per "Hacksaw Ridge", por ne na u duk e tepruar futja e elementeve horror, si shperthimet e kokave dhe trupave gjate luftes deri ne nje pike ku e shnderrojne filmin ne gorre. Keto efekte e nxjerrin filmin jashte temes se tij. Eshte lufte, e kuptojme, s'ka nevoje me pa zorre e lum gjaku se e dime c'ndodh ne lufte. tema ketu kishte te bente me personazhin kryesor dhe historine e tij, e jo egersine e luftes. 

Filmi me i mire ne gjuhe te huaj

Ajjjjjjjjj! Kategoria ime e preferuar me filma suuuuuupeeeeerrrr! "Tanna" eshte ndoshta filmi me i dobet ne kete kategori, por sepse eshte zgjedhur te behet ne formen me primitive te mundshme, per te pasqyruar sa me mire fisin primitiv qe prezantohet ne film. I dobet, jo ne kuptimin nga realizimi dhe historia, por sepse aktrimi eshte amatoresk dhe pavarsish idese se goditur, mbushja e filmit me peisazhe e sekuenca te sterrzgjatura filmike e bejne te merzitshem. "Land of Mine" (Danimarka) ishte supppppeeeer  duke sjelle nje kendveshtrim tjeter te luftes dhe paleve luftuese. Populli mbetet popull, femija - femi, ne cdo cepe te botes. Ne cmendurin e atyre qe qeverisin, masat perfundojne kriminele, por kur qeverisin vetveten njerzilleku del ne pah. "A Man Called Ove" eshte nje film tragjiko-komik, i cili pa banalizimet e komedive te sotme, por me nje loje dhe skenar super, shkakton te qeshura dhe te ben per vete. Si thone shqiptaret? Hidhu perpjete sa te duash, vec kur ti vij koha. Rolf Lassgard eshte perfekt! Toni Erdmann eshte nje filma shuuuume i gjate, 240 minuta. Vetem nisur nga kjo ide mendohesh 100 here per ta pare. Fillimi eshte i ngadalte, por pastaj te hyn ne zemer dhe faktikisht eshte film i bukur dhe me humor. Skenari eshte shume i mire dhe batutat jane djegeseeee! Kryesisht te thena nga Sandra Huller, e cila eshte jashtezakonisht e mire ne kete rol. Skena e festes se saj nudo eshte nje nder momentet me me humor te vitit ne film. Interpretimi i  Taraneh Alidoosti dhe Shahab Hosseini ne filmin "The Salesman" eshte ...pafjale. Natyral, pa egzagjerime, pa dalje jashte vetes...shume shume shume aktore te mire. Filmi gjithashtu prek nje teme te ndjeshme sic eshte ajo e perdhunimit, por ne nje shoqeri shume konservative ku gjithcka eshte ne rrezik te statusit shoqeror. Ku dhe pse eshte deshira per te raportuar nje krim te tille, egziston nje turp dhe veshtiresi sesi te transmetohet/raportohet tek organet perkatese duke lene viktimen te marri ne dore fatin e saj/tij qe e ben te gjendet ne nje situate ...ok duhet te shikoni filmin se pastaj s'ka kuptim. Atehere ne mendojme se duhet te fitoj..."Land of Mine" por "A Man Called Ove" bazuar ne romanin me te njejtin titull te Frederick Backman po njeh popullaritet pasi libri renditet momentalisht ne majen e  listes se librave me te shitur te The New York Times. Megjithate me i preferuar i ketij viti per ta fituar duket se eshte "The Salesman". 


Skenari i pershtatur 

Besojme se do ta fitoj "Fences" por duhet ta fitoj "Arrival". Te sjellesh ne "jete" nje liber fantastiko-shkencor, ne detaje kaq te forta dhe kaq bindese per spektatorin, besojme se e kane bere punen. 

Skenari origjinal 

Ka shume mundesi ta fitoj "La La Land", por ne mendojme se duhet ta fitoj "20th Century Women". Cuditerisht ky film ishte lene jashte "Best Picture" e Annette Bening jashte Aktores kryesore. Seriozisht? OK! Nje tjeter skenar shume i mire ishte ai i "The Lobster" i cili mund te jete dhe surpriza e nates. 


OK atehere! Keto ishin perzgjedhjet tona! Nese na keni lexuar deri ne fund tregon se jeni po aq te apasionuar pas filmave sa edhe ne. Hajde me nje Oskar dhe juve! :P



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.