Header Ads

Rita Ora, Stanaj dhe Dua Lipa ne festat e Grammys


Teksa Dua dhe Elvana kane ndjekur ceremonine e cmimeve Grammy nga salla, pas parakalimit ne tapetin e kuq, Rita Ora dhe Stanaj jane shfaqur ne festat me te rendesishme te ketij evenimenti. Rita ka qene e ftuar ne festen e Warner Music tek Milk Studios. Ne te njejten feste me pas eshte pare dhe Dua Lipa, pasi si ajo dhe Rita jane pjese e Warner Music. Pak me larg Stanaj, i veshur shik me nje kostum blu ka festuar ne festen e shtepise diskografike ne te cilen ai ben pjese Republic Records. Padyshim ne ceremoni dhe ne festa vihet re mungesa e Bebe Rexha e cila ka pasur nje vit te mrekullueshem artistik. Ajo nuk mori pjese per shkak te aktiviteteve per promovimin e albumit. Rexha ate dite u kthye nga Europa, pasi kishte marre pjese ne The Voice of Holland. 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.