Header Ads

Rita Ora paralajmeron albumin e ri



Kane kaluar rreth 5 vjet nga debutimi i Rita Ores ne skenen muzikore nderkombetare dhe pas disa luhatjesh ajo sot ka bere te ditur ne Instagram se mezi pret qe fansat ti degjojne albumin e ri. Kengetarja shpesh here ka postuar momente nga koha ne studio, por asnjehere nuk ka dhene ndonje informacion rreth kengeve te reja, bashkepunimeve apo albumit ne pergjithsi. Kjo eshte hera e pare qe ajo prononcohet publikisht per "muzike te re" qe nga dita e nenshkrimit te kontrates me Atlantic Records me qershor te 2016. Ne repertorin e saj te papublikuar, Rita Ora ka disa bashkepunime me emra te medhenj te muzikes boterore si psh. Prince, e nuk dihet nese ato kenge do te perfshihen ne album, por ne mendojme se do ishte cool dhe ne favor te kengetares. Teksa albumi i dyte i Ores pritet te kete sukses te garantuar ne Angli ku Ora ka shenuar kater kenge dhe nje album ne vend te pare te hitparjedit, synimi i kengetares eshte qe te njejtin sukses te shenoj dhe ne Amerike. Ne Sh.B.A suksesi i saj me i madh muzikor ka qene bashkepunimi "Black Widow" me Iggy Azalea, kenge e cila arriti ne vend te trete te hitparejdit Billboard. Me se fundmi Rita eshte shfaqur ne remiksin e kenges "After The Afterparty " te shoqes se saj Charlie XCX, kenge te cilen mund ta degjoni me poshte. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.