Header Ads

DJ_te qe po ju sjellin suksesin e papritur nderkombetar, kengetareve shqiptare

Kanita


Ne skenen boterore, te gjitha kenget gjate publikimit ne treg ofrojne dhe versionet e tyre remikse zyrtare, apo mundesine per tu riperpunuar dhe miksuar nga DJ te ndryshem qe nuk kane lidhje me shtepine prodhuese, por i perdorin per evente te ndryshme. Shpesh here, keto remikse kane rezultuar dhe me te suksesshme se vete kenget, duke bere qe shume artiste te njohur te publikojne dhe albume te tera vetem me remikset e kengeve. Ne Shqiperi situata eshte ndryshe. Remikset e kengeve rralle ofrohen, nderkohe qe DJ te ndryshem amatore kane ofruar versione te dobta te origjinaleve, duke mos arritur te bejne per vete degjuesin. Kete vit, duket se gjerat po ndryshojne dhe e gjitha kjo fale DJ Bess dhe Dj Gon Haziri. Te dy djemte sollen versionet remiks te kengeve "Nentori" nga Arilena Ara dhe "Don't Let Me Go" nga Kanita. Te dyja remikset ju sollen kengetareve sukses nderkombetar dhe miliona klikime ne YouTube (Gati 2-3 fish nga klikimet e kenges origjinale)  e teksa Kanita nenshkroi kontrate me "Warner Music Group" per Rusine, Arilena po vazhdon suksesin duke bashkepunuar me Flori Mumajesin. 

Arilena Ara


E gjitha kjo, fale remikseve te dy djemve qe deri dje ishin komplet te panjohur per publikun vendas. Kjo do te thoje, se kengetaret duhet ta mendojne mire ne te ardhmen publikimin e remikseve, cka do ti ndihmonte dhe me shume. E them kete, pasi shume prej kengetarve tane jane me te sigurte sec duhet ne punet e tyre, bashkepunojne shume shpesh me "miqesi" dhe keto gjera ndikojne ne krijimtarine e tyre. Nderkohe nje DJ e sheh me idene e tij se cfare nuk shkon ne nje kenge, e sheh nga eksperienca e pistes se vallzimit, se ku "stonon" kenga. Duke eliminuar apo shtuar pjeset e nevojshme, ai sjell nje version me te mire te kenges, ose te pakten nje version te mundshem per ata qe nuk pelqejne origjinalin e ne shume raste dhe nje sukses te papritshem. Githsesi, duket se Dj Bess dhe Gon Haziri po bejne dicka te paqme, perderisa e ngjiten "Nentorin" dhe "Don't Let Me Go" ne krye te klasifikimeve te Europes Lindore. E ardhmja e tyre duket premtuese me nje numer fansash qe shtohet dita-dites dhe bashkepunime me kengetare si Besa Kokedhima.  




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.