Header Ads

10 kenget qe duhet te degjoni kete muaj




Zyrtarisht nuk ka mbetur asnje kengetar i njohur pa publikuar kengen per sezonin veror, biles disa prej tyre kane publikuar me shume se nje. Besoj, se degjuesit shqiptar per momentin kane mjaftueshem prurje dhe per vjeshte.  Ja dhjete kenget qe ne ju rekomandojme te ndiqni pegjate gushtit:



Ky version i "Bjeri gajdes gajdexhi" na u be fiksim qe me degjimin e pare. 4X4 jane nje grup shume interesant, te cilet ne albumin "Albanika" sjellin disa kenge te perpunuara nga arkivi i muzikes shqiptare ne versionin rrok dhe...fantastike! Sidomos fillimi i melodise. Mos i lini pa i degjuar!


E teksa flasim per muzike interesante, ja dhe nje kenge tjeter nga Labinot Sponca dhe Taste2. Nje prej kengeve me fantastike te sezonit qe meriton shume, shume here me shume vemendje nga media qe na mbyti me kenge te njejta prej artisteve te ndryshem. Na pelqen shume dhe kenga dhe videoklipi. Se mos thoni pastaj s'ka muzike te mire. Muzike ka, s'ka vesh. 


E kote te shkruajme sepse "New Rules" tashme eshte bere hit ne mbare boten me nje prej videove me te mira te vitit ne tregun muzikor boteror. Eshte nje prej kengeve me te bukura te albumit debutues te Duas, por gjithashtu dhe kenga qe po i hap deren kengetares per tu bere nje emer popullor ne Amerike. 


G4SHI jo vetem qe gjithmone tejkalon veten e tij muzikalisht me cdo kenge, por dhe e ben kete duke qene i ndryshem dhe befasues ne cdo kenge e serisht eshte vetvetja. "24 Hours" ka terhequr vemendjen e cdo publikimi hip-hop ne Amerike, fale ritmit dhe tekstit super. 


Na behet shume qejfi qe kete vit Njomza ka sjelle kenget me te bukura te karrieres se saj muzikore. Kjo kengetare ka nje ze te mrekullueshem dhe eshte mjaft e talentuar e cool. Ajo ka kohe qe bashkepunon me disa prej producenteve me te mire ne Amerike dhe bote, e meriton suksesin qe kerkon. Kurioz te shohim cdo sjelle ne muajt pasues por "Caskets" eshte fiksim dhe tashme ka filluar te luhet ne radiot amerikane. 


Ky bashkepunim i Bebe Rexha me Louis Tomlinson eshte nje kenge perfekte verore. Mund te kercehet lehte, por dhe mund te degjohet ne cdo ambient pa te vrare veshin. Refreni te fiksohet ne mendje dhe teksti te kujton historite e flirtimeve verore te cilave ndonjehere do ti rikthehesh, por eshte me mire qe jo...


...por nese veren e doni me ritme te forta dhe seksuale "Me thuaj boss" nga De Vox eshte mese perfekte per ju. E gjithe kenga eshte miksuar nga nje shprehje e filmit "Drejt fundit" (2015) i cili fale videove ne Instagram filloi te terheq vemendjen e publikut. De Vox ka bere nje remiks shume cool (bazuar ne disa modele amerikane qe remiksojne shprehje te thena ne tv, e filma), i cili na nxjerr pak mallin e nje kenge "Caliente" te viteve '90, por qe ka origjinalitetin e saj. 


Vera nuk ka kuptim pa pak kenge ritmike me elemente popullore dhe Samanta ( ne foton kryesore me siper) ofron versionin me te mire kete stine me "Zemren maje". Pavarsisht se ritmet jane te sterrperdorura, zeri i vecante i Samantes i jep nje nuance origjinaliteti qe te ben per vete. 


Ne do pretendojme per nje cast sikur videoja e kenges nuk eshte perngjason me "I'll Show You" te Justin Bieber dhe qe kenga nuk eshte influencuar nga ritmet e fundit te Justin. Do e bejme kete pasi "Nuk je vetem" na pelqen, por dhe sjellja e ketij trendi ne shqip eshte bere mjaft mire nga Albani. 


Cdo vere ka nje kenge qe mbetet ne mendjen e gjithkujt dhe kjo vere i perket "Hatixhes". Mixey ka sjell nje tjeter hit. S'kish si te ndodhte ndryshe kur zgjedh Capital T per bashkepunim. Komentet ne videon e kenges jane nga te katra anet e Europes e vazhdojne pertej kontinentit. Per Capital T, i cili duket qarte qe po synon karriere nderkombetare, kjo eshte nje shenje e mire per te kuptuar se cfare formule duhet te zgjedhi nese ka kete qellim. 


+1

Pervec ketyre dhjete kengeve ne nuk mundemi dot te mos shtojme dhe nje qe na ka pelqyer shume por nuk e futem ne 10 rekomandimet per nje arsye qe do ta shpjegojme me poshte. 
Nora dhe Roberti jane cift simpatik dhe normale nje duet aq i kerkuar nga fansat dhe media dukej mese i arsyeshem, por....ne nuk na ngjiti. Zerat e tyre nuk kombinojne mire dhe kjo kenge duhej te ishte kenduar vetem nga Nora. E themi kete sepse kjo kenge eshte shume "Nora", me kuptimin qe hyn ne ate formulen muzikore qe Nora ka ndjekur gjate gjithe karrieres. Ne kete sens eshte shume e veshtire te degjosh dike tjeter te kendoj ne ritmet e saja. Nuk ka lidhje kush ka zerin me te mire, me te embel etj, etj. Thjesht ne nje duet zerat duhet te jene shume te pershtatshem me njeri-tjetrin qe te mos prishet harmonia e kenges. Kenga fiksim!  







No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.