Header Ads

Rita Ora publikon "Anywhere" - Shiko videon ketu



Atehere... po fillojme duke thene qe ne fjaline e pare se kjo eshte kenga jone me e preferuar nga repertori i Rita Ores dhe na u desh vetem dy here ta degjonim per ta marre kete vendim. "Anywhere" eshte nje kenge perfekte si nga ana profesionale dhe komerciale. Nje gje qe Rita Ora dhe stafi i saj dine te bejne shume mire eshte te sjellin kenge pop te cilat jane ta pagabueshme. Ajo eshte nje nder artistet e pakta te pop, kenget e se ciles jane shuuuume te sakta ne kompozimin dhe formulimin e tyre nga A_ja tek Z_ja. "Anywhere" eshte kenga qe mund ti sjelli asaj suksesin e kerkuar muzikor ne Amerike. Jo se "Your Song" nuk pati sukses. Ajo shiti mbi dy milion kopje ne mbare boten dhe ne Amerike u rradhit ne vendin e pare te "Billborad Dance Songs" ne Amerike, por nuk arriti ti siguroje kengetares suksesin qe i ka siguruar ne Europe dhe gjetke. Me "Anywhere" kjo duket se mund te ndryshoje dhe nuk ka perse jo. Eshte nje kenge fantastike, perfekte per radio, e kapshme...i ka te gjitha elementet e kerkuar per tu bere hit. Tani ne dore e ka promovimi. Pavarsisht suksesit "Anywhere" eshte nje prej kengeve te saja me te mira dhe do te mbetet e preferuara jone...deri tani...pasi nese albumi rezulton po kaq cilesor, ku i dihet :) 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.