Header Ads

Kengetaret shqiptare dhe suksesi ne Amerike nga Parashqevia tek Elvana

Kengetaret e njohura shqiptare dhe para vitit 2000 kane tentuar suksesin ne kontinentin amerikan si nje porte drejt suksesit boteror. Rasti me i njohur eshte ai i Parashqevi Simakut e cila arriti te bashkepunoj me producent te njohur si Richard Perry, LeMel Humes apo Oliver Leiber ,bashkepunime te cilat e ndihmuan per te punuar ne kolonen zanore te filmit "Forces of Nature" si dhe me pas publikimin e nje albumi ne gjuhen angleze. Po ashtu si Simaku, nje sere artistesh shqiptare u shperngulen ne Amerike si Morena Reka, Anita Bitri, motrat Libohova, Aurela Gace etj, te cilat dhe pse asnjehere nuk folen per nje karriere ne kete vend, duket e pabesueshme qe mos ta kene menduar sikur dhe nje here te vetme. Ne ate kohe vec, gjerat fuksiononin shume here me ndryshe se sot dhe ideja e nje artisti te ardhur nga nje vend tjeter (minus Angline) per te bere karriere ne Amerike ishte akoma e huaj dhe e papranueshme. Sot fale globalizimit shoqeror e artistik gjerat kane ndryshuar dhe mundesite jane me te shumta e per sa kohe nje artist i pergjigjet kerkesave te tregut eshte mese i mirpritur. Kjo gje ka bere qe dhe shume artiste shqiptare te brezit te ri te konsiderojne dhe provojne fatin e tyre ne tregun amerikan. Sa ja kane arritur apo a do te ja arrijne? Ne po i shqyrtojme me poshte:





ps. Ketu po diskutojme kengetaret qe jane shperngulur nga Shqiperia dhe Kosova per karriere ne Amerike dhe jo kengetaret me origjine shqiptare jashte vendit.


Bleona Qereti

Bleona ishte kengetarja e pare nga Shqiperia e cila arriti ne nje kohe shume te shkurter te fitoj nje sukses te konsiderueshem ne Amerike. Realizoi disa kenge ne gjuhen angleze si "Pass Out", " Take it Like A Man", "Show Off", "Fuck You I'm Famous", "Take You Over" etj  dhe bashkepunoi me producente te njohur si Timberland, StopWaitGo, Rodney Jerkins, Makeba etj. Ajo eshte gjithashtu dhe shqiptarja e pare e cila parakaloi ne tapetin e kuq te Grammy Awards dhe shume evente te tjera  te rendesishme muzikore e kinematografike amerikane, si dhe shqiptarja e pare e cila arriti te terheq vemendjen e shtypit amerikan me prezantimin e saj ne publik. Nje tjeter arritje e Bleones ishte dhe pjesmarrja ne serialin "Euros of Hollywood" (Bravo) ku gjithashtu ajo shenoi nje "te pare" si shqiptarja e vetme me nje program reality tv ne Amerike. E njohur per gjuhen e mprehte dhe shpirtin e lire, Bleona di shume mire sesi te veje shtypin dhe publikun shqiptar ne levizje duke krijuar nje marredhenie dashurie-urrejtje me te. Pavarsisht se e kritikojne dhe shpesh here hedhin fjale si me percmim per arritjet e saja, Bleones askush nuk mund te ja mohoj suksesin. "Take You Over" kenga me e promovuar prej saj arriti te klasifikohet ne vend te 22 ne Australi, 4 ne Bullgari, 19 ne Gjermani, 11 ne Greqi dhe ne vend te 3 te US Dance Club Songs ne Amerike, duke e bere Bleonen artisten e pare shqiptare qe u shfaq ne hitparejdin amerikan.  




E ardhmja: 

Duket sikur kinematografia do te jete synimi i ardhshem i Bleones e cila do te shfaqet ne dy filma "211" ku interpreton Nicolas Cage dhe "Dead Trigger" me Dolph Lundgren. Persa i perket muzikes, ajo sapo ka publikuar "Wicked Love" qe eshte ndoshta nje prej kengeve te saja me te mira ne anglisht, pavarsisht se nuk ka pasur promovimin dhe suksesin e kengeve te meparshme. Remikset e kesaj kenge nga Ralpi Rosario dhe Eric Ibiza jane cool.  Ne mendojme qe Bleona duhet me se tepermi ti kushtohet kinematografise ne te ardhmen, per sa i perket tregut amerikan, dhe muzikes persa i perket tregut shqiptar. Ne Shqiperi ajo tashme eshte e njohur si kengetare, nderkohe qe ne Amerike fale kontakteve dhe aftesive si aktore ajo vertet mund te arrij te siguroj ndonje rol ne serialet e shumta qe realizohen ketu.


Elvana Gjata

Dhe....nje dite te bukur Elvana i dha fund fjaleve per nje karriere ne tregun amerikan, kur u shfaq ne tapetin e kuq te Grammy Awards me  shkurt te vitit te shkuar. Pas disa fotove ne studio me producentin e njohur Poo Bear (Justin Bieber, JLo, Luis Fonsi, Dj Khaled etj) u zbulua se ajo po punonte per te sjelle disa kenge ne gjuhen angleze. Gjithcka u konfirmua disa muaj me vone kur ne qershor te 2017 ajo publikoi singlen "Forever Is Over" nen firmen e Poo Bear, David Guetta, Giorgio Tuinfort dhe vete Elvanes. Kenga nuk pati sukses komercial dhe u prit me vlersime te perzjera nga publiku. Duke qene prej vitesh nje prej kengetareve me te mira dhe me te pagabueshme ne tregun shqiptar (zor se mund te gjesh nje singel te dobet ne repertorin e saj) publiku shqiptar priste nje kenge me ritmike, me te vecante, duke harruar ne te njejten kohe se kjo ishte nje kenge e prodhuar me synim nje tjeter treg muzikor dhe jo ate vendas. Kenga ne vetvete eshte nje sukses i kengetares, jo vetem per cilesine dhe realizimin, por dhe emrat e medhenj te muzikes qe e kane kompozuar ate. Gjate veres foto te Elvanes ne nje turne promovues me radio NRJ ne France u shfaqen ne llogarine e saj te Instagramit, por pervec kesaj, kenga nuk pati asnje promovim tjeter. Kete vit kengetarja u rikthye ne Shqiperi ku publikoi EP "3" nje prej puneve te saja me te mira dhe me te arrira ne shqip, nje prodhim i cili pati nje sukses te menjehershem. E teksa ky rikthim i beri pak konfuz fansat te cilet prisnin muzike te re ne anglisht, pa kaluar kohe Elvana publikoi "Off Guard" nje bashkepunim me rreperin e njohur Ty Dolla $ign. Ashtu si dhe "Forever Is Over" kenga e re u prit me vlersime te perzjera nga fansat shqiptar. Nje pjese qe e lavderojne per arritjen dhe nje pjese qe e kritikojne per perzgjedhjen e kenges dhe aksentin ne anglisht. Serisht problemi qendron nga ajo cka pritet prej Elvanes si kengetare. Ajo mund te jete debutuese ne Amerike, por per shqiptaret eshte kengetarja qe sjell gjithmone me te rene dhe me te vecanten, ndaj dhe shume prej tyre ankohen ne komentet e rrjeteve sociale.



E ardhmja:

Eshte e veshtire te flasesh per te ardhmen e Elvanes, sepse kengetarja asnjehere nuk ka folur konkretisht se cili eshte synimi i publikimit te ketyre kengeve. Nenshkrimi i nje kontrate me nje shtepi te madhe diskografike? Distributimi ne Amerike? Turne dhe karriere serioze ne Amerike, apo thjeshte kenge ne anglisht per kenaqsine e saj. Megjithate duket qe ajo ka nje plan te sajin konkret qe po e zbulon pjese-pjese, e pavarsisht reagimeve cdo levizje e saja ka fituar kersherine e duhur. Nese Elvana ka ne plan nje karriere konkrete ne Amerike atehere keto jane keshillat tona:

1- Aksenti. Ndoshta ne te folur nuk perben problem, pasi ok je nje kengetare e huaj, por ne te kenduar nuk eshte i pranueshem.Ka nje seri ne "Euros of Holywood" ku Bleones ja thone troç qe aksenti i saj eshte problematik per suksesin e kenges. Ka mesues aksenti e dialekti qe te ndihmojne e brenda gjashte muajsh e nje viti te bejne amerikane, skoceze, angleze si te duash. Te pakten sa per vargjet e kenges. Gjithashtu, te perpiqet me tekste kengesh me te thjeshta qe permbajne me shume fjale me theksin ne zanore cka eliminon aksentin. Besojme se - off guard - duhej te ishte hequr nga teksti pasi eshte fjala qe e thekson me shume aksentin ne kete kenge. Duket qe Elvana e ka problem kete punen e aksentit. Eshte MESE normale. Ka nje sere aktoresh e kengetaresh qe e kane pasur dhe e kane kete problem dhe prape performojne super. Celine Dion ka pas problem me aksentin, punoi e hoqi. Salma Hayek vazhdon ta kete problem, por ne film e eliminon shume. Charlize Theron e ka pas problem, e eliminoi. Te gjithe aktoret angleze dhe australian po gjithashtu. Eshte mese mese normale.

2- Kenga e re duhet te jete dance. Ka nje ide qe dance apo pop-dance nuk gjen treg ne Amerike, nderkohe qe eshte e kunderta. Elvana kenget e saja me te mira  i ka dance dhe nese kerkon sukses ne Amerike, do ta gjej vetem nepermjet kesaj rryme. Ne e kuptojme qe me "Off Guard" ajo po anon pak nga Tinashe, por ka aq shume kengetare ne kete rryme momentalisht sa nuk nxjerr dot gje prej saj.

3- Elvana duhet te besoj ne Elvanen. Elvana eshte ketu ku eshte sepse eshte Elvana. Sado i njohur nje producent nje menaxher etj etj, ne fund te fundit je ti ajo qe paguan per gjithcka, si per kohen ne studio, kengen, prodhimin por dhe suksesin e deshtimin. Meso te thuash jo dhe po kur eshte e nevojshme.

4- E njejta gje shkon dhe per videot. "Forever Is Over" ishte super. "Off Guard" te kujton JLO dhe LFO. Duam te themi, ok Elvana duket super, pamjet super por pervec kesaj videoja s'te ben qe te thuash oh wow, ose - Hallall Elvana, si gjithmone me te miren! Na kuptoni cfare duam te themi?Mund te ishte nje video ok per nje kengetare te re si Enca e Kida po jo per Elvanen. Ne kete pike te karrieres se saj , nje video kaq e thjeshte nuk eshte e pranueshme.

5- Ne turne. Te gjitha kengetaret shqiptare qe tentojne tregun amerikan kane nje problem shume te madh. Asnjera nuk del te kendoj ne turne. Nuk po flasim ketu per stadiume e skena te medhaja, por flasim per turne promovues, ne kafe, ne salla me 50 veta. Kjo nuk eshte vetem dicka normale eshte dicka qe e kane bere dhe e bejne te gjithe/a kengetaret ketu. Nuk i shpeton dot. Keshtu promovon veten, keshtu krijon fansa, keshtu kupton dhe ndjen punen dhe ecjen ne karrieren tende.

Ne perfundim, Elvana ka shume mundesi per te ja arritur qellimit. Ajo ka nje producent te njohur dhe fansat shqiptar qe e mbeshtesin,  cka jane dy pika shume te rendesishme. Gjithcka tjeter varet prej saj.


Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri duket se gjithmone e ka pas ne sirtar deshiren per te debutuar ne tregun amerikan, por karriera e suksesshme dhe lidhjet ne Kosove duket se i kane hyre perhere ne mes. Tashme e shperngulur ne Amerike, kengetarja duket me e perqendruar se kurre ne karrieren e saj ketu. Kete e konfirmoi dhe me publikimin e EP "King" puna e saj me profesionale deri me sot ne te cilen gjendet dhe ndoshta kenga me e mire e kengetares. "Suspect" eshte thjesht perfekte! Nje kenge e cila me videon dhe promovimin e duhur nuk ka sesi te mos behet hit. Eshte nje kenge qe Mary J Blige do ta kishte "rrembyer" pa hezitim.  Problemi? Promovimi. Teksa Dafina tashme ka formuar nje grup te sajin kontaktesh te cilet po e ndihmojne te arrijne qellimin qe i ka vene vetes, ajo duket se e ka marre shume shtruar ne nje kohe kur cdo dite qe kalon eshte kundra saj. Per tu admiruar eshte bashkepunimi me Chinz Drugz dhe French Montana, por fatkeqsisht asnje prej tyre nuk ka arritur ti japi asaj shkelqimin e duhur. Nje kengetareje si Dafina, e cila ka nje vokal te vecante, te plote, me nje interpretim live super, qe di te kerceje dhe nje prezence cool - nuk i falet qe mos ta shikosh me mikrofon ne dore e ne skene gjithe kohes. Ndryshe nga kengetaret e tjera ajo ka kohe qe jeton ne Nju Jork dhe e di shume mire sesa vende ketu te japin mundesine te performosh 7 dite te javes. Nuk eshte e nevojshme qe gjithmon te kesh nje publik prej mijra vetesh, ndonjehere ne ata tre veta qe ke perballe te del personi i duhur qe mund te ndryshoj karrieren brenda nates. Eshte Nju Jork babe!




E ardhmja:

Me teper muzike pritet prej Dafines e cila momentalisht gjendet ne L.A ku shumica e artisteve shkojne per te regjistruar kenge te reja. Eshte pare ne studio me kengetarin dhe kompozitorin Nasri Atweh i cili ka kompozuar kenge per artiste si Shakira, Justin Bieber, Halsey, David Guetta, Jason Derulo dhe se fundmi per Sabrina Claudio e Khalid. Pra... e ardhmja duket premtuese per Dafinen. Keshillat tona? Lexojini me poshte:


1- Kerko nje kontrate me nje shtepi diskografike te njohur. Dafines i nevojitet nje kontrate me nje shtepi te njohur e cila do mund ta shfrytezoj ne maksimum talentin e saj. Nje vit nga momenti qe ajo lidh kontraten, ju siguroj qe do ta shikoni kudo.

2- Mos e ki problem te jesh europiane. Videoja e "Told Ya" ishte cool. but girl you ain't from THE Bronx lol. Chill! Mund te duket cool per momentin, por kur te arrish sukses, gjeja e pare qe do te permendet eshte - kjo nuk eshte rritur ne Bronx pse ben keshtu?

3- Dafina eshte ajo cka quhet "paketa e plote", por cuditerisht nuk kercen ne videot e saja. Nuk ka koreografi. JLO eshte 48 vjece Madonna 59 dhe kur  dalin ne video e skene te shkundin. Dafina, por dhe Elvana e Era ne videot e tyre ne anglisht mezi levizin. Perse? Ky eshte momenti juaj duhet te jepni gjithcka! GJITHCKA!

4- Te gjithe e dine qe Aaliyah eshte idhulli i Dafines dhe s'ka asgje te keqe. Te gjithe ne e kemi nga nje fiksim, POR Dafina e permend aq shpesh, saqe ne momentin kur te behen vlersimet e para, do bejne krahasime me te dyja, si puna e Eres (goca e Ririt dhe Sias) e krahasimet nuk jane asnjehere te mirepritura, sepse pastaj do fillojne te shikojne si kopje e saj.

5- Ne e dime qe synimi i Dafines eshte R&B dhe nese do kishte ardhur ne Amerike ne moshen 20 vjecare do e kish gjetur veten te suksesshme ne kete rryme. Sot, eshte veshtire, pasi R&B eshte shume pak prezente ne radiot amerikane. Nje perzjere pop R&B dhe folk-shqip do ishte dicka e vecante dhe do terhiqte vemendjen.



Era Istrefi 

Era Istrefi pati shansin qe e ka vetem nje ne nje miliard njerez. Kenga e saj ne shqip, u shpernda ne mbare boten dhe i siguroi kengetares "brenda nates" suksesin per te cilin te gjithe artistet punojne nje dekade per ta arritur. Kenga u degjua pothuajse ne cdo cep te tokes, u rendit ne cdo klasifikim, u luajt cdo klub e ambient ku kishte nje boks muzikor e njerzit filluan te kendonin dhe shqip. Ky sukses perkoi dhe me suksesin e saj ne Shqiperi ku seicila prej shtate kengeve te publikuara nga Era u shnderruan ne hite. Pervec muzikes, stili i vecante ne prezantim dhe veshje, e beri ate dhe me te dashur e te kerkuar per publikun si dhe nje prej kengetareve me unike te brezit te saj. Pas suksesit nderkombetar, kengetarja lidhi kontrat me Sony dhe Ultra (nepermjet Neser) , nje tjeter arritje shume e madhe per te.  Pas "BonBon" ajo publikoi dhe tre kenge te tjera "Redrum", "No I Love Yous" dhe "Origami" ku bashkepunoi me Felix Snow, French Montana dhe Maphorisa. Megjithate asnjera prej ketyre kengeve nuk arriti te jete e nivelit te "BonBon" dhe u priten vakt nga publiku dhe fansat e saj. E njohur per kenge me ritem dance/dancehall e plot energji, tre kenget e reja ne anglisht ishin komplet e kunderta e asaj cka pritej nga kengetarja. Kjo eshte vene re dhe nga vete menaxhuesit te cilet ne singlen e fundit "Origami" tentojne ti kthehen formules se "BonBon" por pa siguruar suksesin e saj. Me "BonBon" Era ishte disa vite perpara asaj cka servirej ne tregun nderkombetar dhe kjo e beri te suksesshme, nderkohe qe me kenget e reja ajo ka bere disa hapa mbrapa. E njejta gje vlen dhe per stilin e saj. Kengetarja ra ne sy qe ne momentin e pare per nje stil te vecante dhe terheqes, Sa vajza kane ne garderoben e tyre xhup me pellush roze vec prej Eres?! Ndersa ne videot e fundit ajo duket si cdo vajze tjeter nga L.A qe vishen sikur kane vetem 5 minuta kohe me u be gati ugh. Ndoshta po e teprojme pak me Eren, por kjo sepse shpresat dhe shanset per te ishin shume te medhaja. Ishte ne moshen e duhur, suksesin e pati nderkombetar e kete duhej ta kish shfrytezuar deri ne kulm! Ultra ka fajin e saj per nje menaxhim katastrofal, aq sa fansat e Eres i jane sulur YouTube duke lene komente kritikuese kundrejt Ultra, te cilet i akuzojne se nuk po e promovojne sic duhet Eren. Ne anen tjeter dhe Era nuk punon per promovimin e saj. Sapo ka dale kenga dhe ajo nuk ka postuar nje gje ne 5 dite ne Instagram lol. OK! Cardi B ne kulmin e karrieres se saj, shtatzane, me 101 dalje publike dhe sot pershembull ka postuar 4 foto, pa llogaritur videot. WTF!

E ardhmja

Nese nuk vendos te ndryshoj gjithcka Era do filloj te kete probleme. Ajo ka qene ne studio me Hitimpulse i cili ka bere muzike per Alma, Ellie Goulding, Kygo, Steve Aoki te cilet jane emra shume te njohur por komplet te ndryshem nga rryma muzikore qe duhet te ndjek Era dhe tipi i saj. Hitimpulse eshte nen kontrate me Ultra dhe kuptohet qe Ultra do perdori kompozitoret e saj, po amooooon.  Megjithate fakti qe "Origami" eshte me shume "BonBon" se "Redrum" na jep shprese se gjerat po marrin per mire.





Ja keshillat tona:

1- Era duhet ti rikthehet Cricket Beatz dhe Mixey. Nuk dime cfare ka ndodhur a nuk ka ndodhur midis tyre, por jeni te rritur dhe per te miren tuaj dhe te neve qe duam muzike te bukur, mblidhuni serisht dhe filloni bashkepunimin si ne ditet e para ne Kosove.

2- Ajo cka e beri te vecante Eren ne tregun nderkombetar ishte nderthurja e shqipes me anglishten, ritmeve folk me ato moderrne,  stili i vecante ne veshje dhe kercimi. Tani...me te shqyrtuar se kaq nuk ka! Shtepite diskografike mundohen te gjejne formulen e duhur, Era erdhi gati. Perse Ultra shkoi ne drejtim komplet tjeter nuk arrijme dot ta kuptojme, por dime qe kenga e ardheshme duhet te kete keto elemente.

3- Kenga e ardheshme duhet te jete sa me dance e sa me shperthyese qe te jete e mundur. Duhet te jete te pakten dyfish me ritmike se "Bonbon". Videoja akoma me artistike dhe e "cmendur" se "E dehun". Ky eshte momenti! Ky eshte ai momenti "make it or break it". Ose do jete kenge qe do riktheje Eren tek "BonBon" ose kenge qe do e shnderroj ne 1001 artistet ne kanalin YouTube te Ultres.

4- Promovo veteveten! Nese Ultra nuk po arrin te promovoj sic duhet Eren, atehere e dashur fillo promovo veten. Ne cdo rrjet social! Ne cdo hapsire qe te mundesh. Fol dhe ne median shqiptare mos e ki per ters se pune te bejne. Merr nje asistente, behe te kontaktoj revistat, radiot, dergoi material promovues etj.

5- Mbaj mend! Ky rast i bie 1 ne 1 miliard dhe te ra ty. TY! E nese, kjo nuk te ben te luash nga vendi e te fillosh te kerkosh llogari, nuk dime atehere. 








No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.